Maqedoni
Karakaçanov kërcënoi Shkupin, Shekerinska: Kështu nuk negociojnë aleatët
Published
6 years agoon
By
admin
Alsat
21.10.2020 14:37
Kështu nuk negociojnë aleatët. Kjo ishte përgjigjja e ministres së Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska ndaj homologut të saj bullgar Krasimir Karakaçanov i cili u shpreh se është i gatshëm brenda 24 orëve t’i largojë përmendoret kontestuese nga Shkupi me ndihmën e regjimenteve të inxhinierëve. Shekerinska theksoi se deklarata e Karakaçanovit i përket të kaluarës dhe se Maqedonia e Veriut do të vazhdojë të negociojnë me frymën e miqësisë.
Ka ikur koha kur ministra të mbrojtjes kanë dhënë deklarata të tilla dhe dikush i ka marr për serioze. Bullgaria është anëtare e NATO-s ashtu siç jemi edhe ne dhe kjo nuk është mënyrë siç duhet të negociojnë aleatët. Ne vazhdojmë t’i dërgojmë mesazhet e njëjta si viteve të fundit dhe ajo është se qytetarët na paguajnë dhe presin t’i garantojmë siguri. Ajo siguri varet nga marrëdhëniet e mira ndër fqinjësorë”-tha Radmilla Shekerinska, Ministre e Mbrojtjes.
Zëvendëskryeministri i Bullgarisë dhe ministër i Mbrojtjes, Krasimir Karakaçanov në një intervistë për mediat bullgare ka deklaruar se miqësia nuk mund të ndërtohet derisa në historinë e shtetit maqedonas përmendet fashizmi bullgar.
Ne nuk mund të tolerojmë që një shtet të ndërtojë identitet duke u bazuar në librat të cilat thonë se bullgarët kanë qenë vrasës, fashistë, tatarë, okupatorë etj. Shtet i cili me politikë krijon pakica nacionale brenda Bullgarisë dhe cenon gjithë territorin e vendit tonë”-theksoi Krasimir Karakaçanov, Ministër i Mbrojtjes në Bullgari.
Ai më tej ka kontestuar edhe 11 tetorin si festë shtetërore e cila sipas tij nuk ka të bëj me çlirim nga fashizmi por një incident i thjeshtë policor të cilin e kanë interpretuar në heroizëm. Lidhur me kryengritjet të cilat Maqedonia i kremton si trase përmes të cilës ka ardhur deri te ndërtimi i shtetit, Karakaçanov thotë se të njëjtat janë udhëhequr me flamurin e Bullgarisë.
Nuk ka dy kryengritje, por ka një. Nuk ka dy popuj po ka një popull të unifikuar bullgar i cili gjatë Kryengritjes së Ilindenit ka valëvitur flamurin ne ngjyra kuq, gjelbër dhe bardh dhe ka shkruar “Liri ose vdekje” dhe nuk kishte një ventilator si ky që sot ata e kanë flamur”-deklaroi Krasimir Karakaçanov, Ministër i Mbrojtjes në Bullgari.
Adrian Kerimi
You may like

“Shko në rr** të s’a*ës”, Adriani shpërthen me fjalë ofenduese ndaj Akilit, reagojnë menaxhmenti i aktorit

Megyn Kelly kritikon ashpër Nicole Kidman: Je 60 vjeç, nuk ke pse të vishesh si vajza ime 15-vjeçare

“Gëzuar për çunin që ma nxin ditën”, Jonida Vokshi uron bashkëshortin për ditëlindje

“Imagjino me ta çu Zoti nusen si kjo, nuk kisha dalë kurrë prej shpisë”, Akili i shpreh pëlqimin Kledjës

Demi Moore, Pamela Anderson dhe Hailey Bieber në një vend: Cila shkëlqeu më shumë në natën e glamurit në New York?

Me kërkesë të nënës – Bejta shfaqet për herë të parë pa syze në publik










