Sport
Kanavaro: Italia nuk guxon të mungojë në dy edicione të Botërorit – Alsat
Published
5 years agoon
By
admin
Kombëtarja e Italisë, është duke i bërë përgatitjet e fundit për duelin kundër Maqedonisë në kuadër të plej offit për Botërorin “Katar 2022”.
Palermo do të presë trajnerin Blagoja Milevski dhe Maqedoninë më 24 mars, ndërsa në mediat dhe në përgjithësi në Itali, askush nuk mendon për dështimin, por vetëm për ndeshjen finale të play-off-it.Këtë e ka konfirmuar edhe deklarata e fundit e Fabio Kanavaros.
“Tani është e rëndësishme të sigurohet një vend në Kupën e Botës. Kapërcimi i dy edicioneve radhazi të Kupës së Botës do të ishte katastrofik për futbollin italian. Mançini dhe djemtë bënë një punë të shkëlqyer në Kampionatin Evropian, të cilin realisht nuk e prisja ta fitonte”, tha ish-mbrojtësi italian.
Italianët janë padyshim favoritët në duelin ndaj Maqedonisë. Fituesi i kësaj ndeshje do të përballet me Portugalinë apo Turqinë, në betejën finale për një vend në Botërorin “Katar 2022”.
The post Kanavaro: Italia nuk guxon të mungojë në dy edicione të Botërorit appeared first on Alsat.
Alsat







