Connect with us

Bota

Kanadaja anulon stërvitjet ushtarake me Kinën – Alsat

Published

on

Stërvitjet e planifikuara ushtarake mes Kanadasë dhe Kinës janë anuluar.

– Advertisment –

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Kanadasë, Harjit Sajjan iu përgjigj pyetjeve në Parlamentin federal lidhur me publikimin në një gazetë të raportit për marrëdhëniet me Kinën, i përgatitur nga një grup zyrtarësh të nivelit të lartë të Ministrisë së Jashtme.

Në fjalën e tij, ministri Sajjan tha se pas kësaj nuk do të zhvillohen stërvitjet ushtarake me Kinën, transmeton Anadolu.

“Arsyeja e anulimit të stërvitjeve ushtarake janë shtetasit kanadezë të cilët ndodhen në arrest prej dy vitesh në Kinë”, tha Sajjan. 

“Do të ngrihemi në këmbë gjithmonë për kanadezët që arrestohen në mënyrë arbitrare. Kjo është një prej arsyeve që kemi ndalur stërvitjet ushtarake me kinezët”, tha ai.

Në kuadër të marrëveshjeve mes Kinës dhe Kanadasë zhvilloheshin mbi 20 stërvitje të përbashkëta ushtarake.

Tensionet diplomatike mes Kanadasë dhe Kinës filluan me arrestimin e Meng Wanzhou, shefja financiare e gjigantit teknologjik kinez Huawei dhe vajza e pronarit të kësaj kompanie, me arsyen se kishte shkelur sanksionet e vendosura nga Washingtoni ndaj Iranit. Ajo u arrestua në qytetin kanadez Vancouver.

Wanzhou pas një periudhe burgosjeje u lirua me një garanci prej 10 milionë dollarësh kanadezë ndërkohë që vazhdon ende gjykimi ndaj saj në gjendje të lirë.

Kina në kundërpërgjigje për arrestimin e Wanzhou ndaloi dhe arrestoi me akuza për sigurinë kombëtare ish-diplomatin kanadez, Michael Kovrig dhe biznesmenin Michael Spavor.

Qeveria e Kinës, pas lirimit të Meng Wanzhou, ndaloi importimin e disa mallrave nga Kanadaja kryesisht të bimëve kanola.