Connect with us

Sport

Kampioni i botës, pezullohet për lidhje jashtëmartesore – SHKUPI

Published

on

Katër herë kampioni i botës, notari japonez Daiya Seto, është pezulluar nga garat deri në fund të këtij viti nga Federata Japoneze e Notit, për shkak se kishte një lidhje jashtë-martesore. Notari 26-vjeçar u pezullua me motivacionin e thyerjes së normave të sjelljes sportive. Seto është kampion bote në garën e 200 dhe 400 metrave stil i përzier.

– Advertisment –

E vetmja mënyrë që të më falin është të vazhdoj të garoj dhe fitoj në pishinë, duke fituar besimin e familjes time, e cila është lënduar thellë nga sjelljet e mia të papërgjegjshme. Kjo ngjarje do të më motivojë më shumë, për të qenë një notar edhe më i fortë në pishinë. Në këtë mënyrë, familja ime dhe të gjithë do të më njohin sërish si një notar fitues”, tha Seto.

Pavarësisht kësaj, ai do të ketë mundësi të jetë pjesë e delegacionit olimpik japonez në Olimpiadën “Tokio 2021”, që zhvillohet verën e ardhshme. Në Olimpiadën e Rios, ai fitoi medaljen e bronzit në 400 metra stil i përzier./Telesport/

Alsat