Connect with us

Sport

Juve në alarm, 2 anëtarë të stafit me COVID-19, skuadra në izolim

Published

on

Tani situata po bëhet vërtet serioze. Pas ankthit të krijuar nga fakti që dy lojtarë të Napolit, Zielinski dhe Elois Elmas kanë rezultuar me Koronavirus pikërisht para supersfidës me Juventusin në Torino, vjen dhe lajmi “bombë” nga “Zonja e Vjetër”, që nëpërmjet një komunikatë zyrtare ka njoftuar se dy pjesëtarë të stafit janë të infektuar me COVID-19:

“Klubi i Futbollit Juventus njofton se, gjatë kontrolleve të parashikuara nga protokolli, dy anëtarë të stafit dolën pozitivë me Covid 19. Ata nuk janë as lojtarë, as anëtarë të stafit teknik ose mjekësor, megjithatë në përputhje me ligjin dhe protokolli, i gjithë grupi hyn nga ky moment në izolim. Kjo procedurë do t’u lejojë të gjithë lojtarëve që janë negativë të kryejnë seancat stërvitore rregullisht si dhe ndeshje, por nuk do të lejohen kontakte me jashtë grupit. Jemi në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet kompetente shëndetësore “.

Alsat