Connect with us

Sport

Jonuz: Fiton Maqedonia, vendos kualiteti dhe eksperienca – SHKUPI

Published

on

Ish-trajneri i Vllaznisë në sezonin e kaluar, Mirsad Jonuz shprehet i sigurt se Maqedonia e Veriut do të fitojë ndaj Kosovës në ndeshjen shumë të rëndësishme në kuadër të gjysmëfinaleve në Ligën e Kombeve. Në një intervistë për “Sportmedia.mk”, Jonuz deklaron se në këtë sfidë vendimtare do të jenë kualitetet dhe eksperienca, ndërsa shton se atij i mjafton edhe një rezultat 1-0 për Maqedoninë.

– Advertisment –

“Le të jetë 1-0. Mjafton kaq. Jam optimist dhe besoj se Maqedonia do të fitojë. Anët tona të mira janë se do të luajmë në shtëpi, se kemi kualitete më të mira individuale dhe kjo është arsyeja pse mendoj se duhet dhe do të fitojmë. Faktorët negativë nuk janë një sekret, nuk do të ketë tifozë. Ata do të thonë shumë për kata djem, do i ngrinte moralin edhe më tepër. Gjithsesi, nuk kemi çfarë të bëjmë. A do e mbështes Kombëtaren? Mbështetje maksimale. Kjo nuk duhet pyetur. Eksperienca dhe kualiteti ynë do të vendosin. E di nga eksperienca që ndeshje të tilla luhen me zemër të nxehtë dhe një kokë të ftohtë. Vetëm atëherë do e arrijmë objektivin. I uroj shumë fat të mbarë”, u shpreh Jonuz.

Alsat