Showbiz
Jennifer Lopez vendos t’i mbajë lidhjet e ardhshme larg syrit të publikut: Kam marrë mësime nga e kaluara
Published
1 day agoon
By

Këngëtarja dhe aktorja amerikane, Jennifer Lopez, ka deklaruar se lidhjet e saj të ardhshme dëshiron t’i mbajë larg vëmendjes së publikut, pasi, siç thotë, ka nxjerrë mësime nga vitet kur jeta e saj private ishte vazhdimisht nën lupën e mediave.
Gjatë një paraqitjeje në podcastin ‘Popcast’ të gazetës The New York Times, të premten, më 20 nëntor, Lopez tha se dëshiron të mbrojë njerëzit e dashur dhe të ruajë disa gjëra të jetës së saj si krejtësisht private.
“Kam nxjerrë mësime se si është kur lidhjet bëhen publike. Nuk dua ta bëj më kurrë këtë”, u shpreh ajo, transmeton People.
Foto: Screenshot/YouTube
Artistja sqaroi se publiku mund ta shohë se me kë shoqërohet, por nuk do të komentojë për këtë pjesë të jetës së saj dhe as nuk do ta lejojë askënd të depërtojë në intimitetin e saj.
Megjithatë, theksoi se si artiste nuk mund të heqë dorë nga cenueshmëria emocionale dhe introspeksioni, pasi këto janë të domosdoshme për të krijuar diçka me vlerë.
Vëmendjen mediatike që ka shoqëruar lidhjet e saj të mëparshme e përshkroi si shkatërruese, por tha se nuk pendohet për asgjë.
“Lidhjet në të cilat kam qenë, me praninë e mediave apo pa të, nuk ishin të destinuara të funksiononin. Nuk mund të them se fajin e kishin mediat”, deklaroi Lopez.
– YouTube www.youtube.com
Jennifer ka qenë e martuar për herë të fundit me aktorin Ben Affleck.
Çifti u martua në korrik të vitit 2022, derisa dy vjet më vonë këngëtarja paraqiti kërkesën për divorc, i cili u finalizua në janar të vitit 2025. /Telegrafi/
You may like

“A nuk e kupton që ti mua më pëlqen dhe po më trajton keq?”, Anjeza i ‘përgjërohet’ Sharrit që t’ia falë gabimet

Nga Kosova në universin e Marvel – Rrëfimi i Ermir Fejzullait, shqiptarit që punoi në filmin “Spider-Man: Brand New Day”

Pas Evropës, Ramë Lahaj sjell “PASSION & ORIGIN” në Toronto të Kanadasë

Valdeti dhe Valdrina me kërkesë të pazakontë në BBVK: Vëllai i Madh, na lejo të bëjmë marrëdhënie intime, hiqni kamerat

Hayden Panettiere lë pas një pasuri prej mbi 5.3 milionë eurosh, vajza e saj 11-vjeçare pritet të jetë trashëgimtarja e vetme

Valdeti dhe Valdrina në çaste intime me njëri-tjetrin në vaskë, çifti shijojnë bashkëjetesën në BBVK 5










