Connect with us

Business

Ja kur do t’iu dalin në llogari paratë, atyre që kanë aplikuar në Trust

Published

on

Rreth 300 mijë qytetarë të Kosovës nga e premtja kanë aplikuar për të tërhequr 10 për qind të kursimeve të tyre në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës.

Nga java e ardhshme ka mundësi që një pjesë e tyre t’i kenë në llogaritë e tyre 10 për qind të kursimeve.

Zëdhënësi i TRUST-it, Jeton Demi ka thënë se TRUST është duke punuar që çdo gjë të shkojë në rregull dhe se qytetarët mund t’i kenë paratë nga java e ardhshme por si datë të fundit e kanë vendosur 23 dhjetorin – datë që shfaqet pasi po kryhet aplikimi.

“Ne synojmë që brenda shtatë ditësh të kryhet pagesa. Varësisht prej çfarë ndodhë kjo mund të jetë çështje jashvësh. Sapo kemi filluar dhe nuk mund të garantohet asnjëherë sepse kjo është çështje më shumë teknike, është çështje e bankave se kur mund të dalin paratë. Por nuk përjashtohet mundësia që paratë të dalin javën e ardhshme. Nuk përjashtohet asnjëherë nga skenarët dhe as atë që e kemi deklaruar”, tha Demi.

Ai ka thënë se kjo është çështje që mund ta realizohet shumë shpejt sepse janë qindra mijëra llogari për tu verifikuar.

Kur paratë të transferohen në llogaritë bankare nuk do të ketë tatime, por për provizioni do të vendosin bankat përkatëse.

Ndryshe, procesi i aplikimit online ka nisur të premten e javës që shkoi.

Në bazë të Ligjit për rimëkëmbje ekonomike, qytetarët do të kenë mundësi që të tërheqin vetëm 10 për qind të shumës së siguruar për kursime pensionale, që kanë fituar gjatë kohës sa kanë punuar, por edhe në bazë të vlerës së pagës që marrin.

Aplikimi online do të zgjasë katër muaj.

Të gjithë të punësuarit në Kosovë paguajnë 10 për qind kontribute pensionale nga paga e tyre: pesë për qind të shumës së përgjithshme të pagës e paguan punëdhënësi nga buxheti i tij, kurse pesë për qind paguhet nga paga e punëtorit.

Alsat