Connect with us

Sport

Italia dhe Franca luajnë tenis, Kroacia mund Zvicrën – SHKUPI

Published

on

Mbrëmja e mbushur miqësore, të cilat u kanë shërbyer përfaqësueseve të ndryshme para sfidave të Ligës së Kombeve. Italia shpërtheu me goleadë ndaj Moldavisë, në “Artemio Franchi”, ku shënoi plot 6 herë, pa pësuar qoftë një gol. Një test mjaft pozitiv për të kaltrit e Mançinit, që vinin në këtë përballje me shumë ndryshime në formacion. 5 gola u shënuan vetëm gjatë pjesë së parë me autorë Kristanten, Kaputon dhe El Sharavi (dygolësh), ndërsa një finalizim ishte autogol i Posmac. Në pjesën e dytë Italia u mjaftua me vetëm një gol, të shënuar nga Berardi.

– Advertisment –

Një sfidë plot rivalitet, ishte ajo mes Gjermanisë dhe Turqisë, që u mbyll në barazim 3-3. Tri herë kaluan në epërsi gjermanët, por po kaq herë kthyen ekuilibrat në rezultat Turqit. Për ekipin e Joakim Love realizuan Draksler, Neuhaus dhe Valdshmidt, ndërsa për të besuarit e Guneshit, realizuan Tufan, Karaca dhe Karaman.

E nis me humbje përvojën në krye të Holandës Frank de Bur. “Tulipanët” u mposhtën 1-0 nga Meksika, për të cilën shënoi me 11-metërsh Himenez.

Derbi iberik mes Spanjës dhe Portugalisë përfundoi pa gola, Zvicra u mposht 1-2 nga Kroacia, ndërsa Franca shkatërroi 6-1 Ukrainën.

Alsat