Connect with us

Bota

Imuniteti i tufës pas vaksinimit të 70% të popullsisë – Alsat

Published

on

Lirime të masave kufizuese pritet të ketë në periudhën para krishtlindjeve në Francë, Itali, Irlandë e Belgjikë. Gjermania vetem nga 20 dhjetori bën lirime të lehta në drejtim të kontakteve personale, ku lejohet të takohen 10 persona nga familje të ndryshme nga 23.12-01.01. Kurse në Itali nga e diela tre zona të kuqe infektimi deklarohen si zona të portokallta. Kjo lidhet me uljen e numrit të infektimeve në këto zona. Lombardia, Piemonti dhe Kalabria do të lejojnë lëvizjen e lirë nga ora 05:00-22:00 dhe mund të udhëtojnë në zonat brenda rajonit. Po ashtu do hapen qendrat tregtare, kurse baret e restorantet qëndrojnë mbyllur.

Në Francë hapen dyqanet nga e shtuna, por restorantet, baret, kafenetë, palestrat e qendrat kulturore mbeten të mbyllura. Presidenti Macron, tha se është frenuar përhapja e virusit, por duhen përpjekje për të penguar një valë të tretë. Në vend të një ore të lëvizjes në ditë, tani lejohen tre në Francë. Irlanda po ashtu pas gjashtë javësh kufizuese liron disa mast. Nga java e ardhshme hapen dyqanet, restorantet dhe qendrat e fitnesit. Nga 18 dhjetori lejohen udhëtime të kufizuara. Sllovakia kërkon të forcojë masat për udhëtarët që hyjnë në vend. Nga 7 dhjetori lejohen të hyjnë ata persona që kanë një test negativ të Coronës ose udhëtarët detyrohen të hyjnë në karantinë.

OBSH: Vaksinimi nuk barazohet me shuarjen e virusit

Organizata Botërore e Shëndetësisë, OBSH ka bërë disa herë të ditur, se imuniteti i ashtuquajtur imuniteti i tufës kërkon që të bëhet njëherë një vaksinim prej 70% i popullsisë. Një përqindje 60-70% është e nevojshme për një luftim të efektshëm të virusit të Coronës. Vetëm tek shifra të tillë vaksinimi, virusi nuk do të përhapet aq shpejt. „Vaksinimi do të ketë një efekt të madh, por mendoj, se askush nuk mund të premtojë shuarjen e virusit, për sa kohë që nuk kemi kuptuar më shumë për të”, tha koordinatori OBSH Mike Ryan. Drejtori i Përgjithshëm i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus apeloi sërish tek vendet e pasura që ta vështrojnë vaksinimin si një të mirë globale. Vetëm nëse vihen në dispozicion fonde të mjaftueshme për shpërndarjen e drejtë të virusit, mund të luftohet me efekt pandemia, tha Ghebreyesus.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

G7 shton kontributin për programin global të vaksinimit – COVAX – Alsat

Published

on

Udhëheqësit e G7-ës janë zotuar të rrisin bashkëpunimin për të luftuar pandeminë dhe të shtojnë kontributin e tyre në kuadër të programit global COVAX për shpërndarjen e vaksinave kundër COVID-19. Në një deklaratë të përbashkët të lëshuar pas një samiti virtual të mbajtur të premten (19 shkurt), udhëheqësit e G7-ës shpallën zotimin për ndarjen e 7.5 miliardë dollarëve.

Vendet e pasura janë nën presion për të siguruar vaksina edhe për vendet e varfëra.

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka premtuar 4 miliardë dollarë ndihmë në kuadër të këtij fondi. Më 2021 do të dhurohen 2 miliardë, ndërsa gjatë dy viteve të ardhshme dy miliardë të tjera. Kancelarja gjermane, Angela Merkel tha se vendi i saj do të ndajë 1.2 miliardë dollarë shtesë.

“Pandemia nuk mbaron derisa të gjithë njerëzit në botë të vaksinohen”, u tha ajo gazetarëve. Edhe Bashkimi Evropian ka premtuar se do të shtojë kontributin.

COVAX është një projekt global për blerjen dhe shpërndarjen vaksinave për së paku 20 për qind të popullatës së rrezikuar në secilin vend.

Plani është hartuar për t’iu mundësuar vendeve të varfra të arrijnë hapin në vaksinim, përballë vendeve të pasura.

Vendet e G7-ës janë Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Japonia, Britania, Franca, Kanadaja dhe Italia.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, me seli në SHBA, deri më tani, të paktën 110 milionë njerëz janë infektuar me koronavirusin e ri dhe më shumë se 2.4 milionë kanë vdekur në gjithë botën.

Continue Reading

Bota

Danimarka forcon kufizimet në kufirin gjerman – Alsat

Published

on

Danimarka do të shtrëngojë kufizimet e saj në kufirin gjerman, pas rritjes së rasteve COVID-19 në një lokalitet në kufi me mbretërinë skandinave, njoftoi sot Ministria daneze e Drejtësisë.

“Për shkak të situatës epidemiologjike në Flensburg (Gjermania veriore), qeveria ka vendosur të rrisë përpjekjet e saj në kufirin Danimarkë-Gjermani, ku policia, ndër të tjera, do të mbyllë një numër vendkalimesh kufitare dhe të kalojë përmes kontrollit të kufirit të intensifikuar në mënyrë të konsiderueshme”, tha ministria në një deklaratë, raporton ATSh.

Që nga mesnata e së shtunës (ora lokale), autoritetet do të mbyllin një duzinë postash kufitare.

Në Gjermani, me të cilën mbretëria ndan gati 70 kilometra kufij tokësorë, kryetarja e Flensburgut, Simone Lange, tregoi se të gjitha infektimet e reja të zbuluara në qytetin e saj ditët e fundit, pra 80, kanë të bëjnë me variantin B.1.1.7 të virusi, që u shfaq në Britaninë e Madhe dhe që konsiderohet të jetë më ngjitës.

Si rezultat, banorët do t’u nënshtrohen kufizimeve më të ashpra me zbatimin e një ndalimqarkullimi nate nga e shtuna, fillimisht për një javë.

Continue Reading

Bota

CNN: Të harruar nga BE, vendet e Ballkanit mbështeten në vaksinën ruse dhe kineze – Alsat

Published

on

CNN i ka kushtuar një analizë të gjatë çështjes së vaksinës dhe faktit që ende nuk është shpërndarë në shumë vende të botës, duke përfshirë këtu dhe Ballkanin Perëndimor.

Në një kohë kur Mbretëria e Bashkuar po feston se 15 milionë persona kanë marrë dozën e parë, ndërsa në BE janë shpërndarë 23 milionë vaksina, shumë vende të tjera europiane nuk kanë marrë asgjë.

Kosova, Mali i Zi dhe Bosnje Hercegovina janë ende në pritje të ngarkesave të para, ndërsa në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut procesi i vaksinimit deri në këto momente ka qenë i limituar.

Vendet e Ballkanit Perëndimor konsiderohen aleatë kyçë dhe anëtarë të mundshëm në të ardhmen të Bashkimit Europian, por janë lënë jashtë nga plani i bllokut për furnizimin e menjëhershëm me vaksina.

BE ka siguruar deri në këto momente 2.3 miliardë doza vaksina dhe ka premtuar se do të ndajë disa prej tyre me vendet e tjera. Gjithashtu ka caktuar një fond prej 85 milionë dollarësh për rajonin e Ballkanit Perëndimor për të blerë vaksina në një të ardhme, por në një kohë kur shpërndarja ka qenë e ngadaltë dhe me vonesa, këto vende janë akoma në pritje.

Dhe si vende relativisht të pasura, të paktën në kontekstin global, këto vende nuk janë gjithashtu përparësi në programet e hartuara për të ndihmuar vendet më të varfra të botës.

Ato janë bërë pjesë e programit COVAX, i cili ka si qëllim të bëjë më të barabartë aksesin te vaksinat për të gjithë botën, por furnizimi i kufizuar i skemës nënkupton që fokusi i saj kryesor janë 92 vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme që nuk mund të përballojnë vaksinat pa financim dhe vendet e Ballkanit Perëndimor nuk janë ndër ato. Si anëtare me vetëfinancim në COVAX, ato do të marrin 850,000 doza të vaksinave të ndryshme, por se kur këto mund të mbërrijnë është e ende paqartë.

Përballë një pritje të gjatë, Serbia mori kontrollin e situatës dhe kërkoi vaksinat diku tjetër. Kina dhe Rusia ishin gati të ndihmonin. Qeveria serbe deri në këto momente ka marrë nga Kina 1.5 milionë doza të vaksinës Sinopharm, duke e katapultuar vendin prej 7 milionë banorësh në krye të garës globale të vaksinimit. Sipas të dhënave zyrtarë rreth 1 milionë qytetarë janë vaksinuar kundër Covid-19 në Serbi që 19 janari, kur nisi dhe zyrtarisht vaksinimi.

Ditët e fundit, Serbia ka ndihmuar dhe disa nga vendet fqinje si Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, duke iu dhënë atyre dhe disa sasi simbolike vaksinash. Ndërkohë, Bashkimi Europian ka premtuar se do ta ndihmojë rajonin me blerjen e vaksinave antiCovid, por pa dhënë detaje.

Continue Reading

Trending