Showbiz
Improvizuan skena nga filmat, Arjola dhe Iliri shkëmbejnë puthje në buzë
Published
5 years agoon
By
admin
Kanë mbetur edhe pak ditë deri te finalja e Big Brother VIP, por banorët po vazhdojnë të përfshihen në lojëra të ndryshme që përcaktohen nga “Vëllai i madh”.
Edhe natën e mbrëmshme (6 shkurt), banorëve iu dha për detyrë që të improvizojnë skena nga disa filmat që fillimisht iu dha mundësia t’i shikojnë në ekran.
Njërën nga skenat e një filmi e morën përsipër që ta realizojnë aktorja Arjola Demiri dhe balerini, Ilir Shaqiri, të cilët nuk kanë hezituar që të shkëmbejnë edhe një puthje në buzë.
Kjo skenë e puthjes mes dy banorëve u bë virale në rrjete sociale, ndërsa po komentohet në forma të ndryshme.
Arjola dhe Iliri përndryshe kanë ndërtuar një miqësi të fortë me njëri-tjetrin që nga fillimi i Big Brother VIP, ndonëse kanë deklaruar se nuk njiheshin më parë.
Foto: Top Channel
Ndërkohë, kujtojmë që në spektaklin e së premtes (4 shkurt), aktroja nga Tropoja përveç një takimi emocional me tre fëmijët e saj, ajo mori dhuratë nga produksioni një banesë në Tiranë.
Arjola gjithashtu ishte e eliminuara e javës nga vota e publikut, por që u rikthye sërish pasi i qëlloi bileta e kthimit.

Foto: Top Channel
Ndërkaq, rikujtojmë që finalja e BB VIP mbahet më 18 shkurt dhe fituesi tashmë do të shpërblehet me 115 mijë euro. /Telegrafi/
@orgerta #tiktokorgerta #bigbrotheralbaniavip ♬ original sound – Kacurrele 🧚♀️
You may like

Vajza e Brad Pitt dhe Angelina Jolie heq dorë zyrtarisht nga mbiemri i tij – i jep goditjen e fundit babait

Anjeza Gubetini, banorja që shkon në nominim të përhershëm

Me kërkesë të nënës – Bejta shfaqet për herë të parë pa syze në publik

Nichi trazon shtëpinë që në ditët e para me provokimet e tij

Akili ‘godet’ Arlindën: Duhej t’i kishe shëruar plagët para se të hyje në Big Brother

‘Shpërtheu’ në lot pas një situate në Big Brother, Arlinda rrëfen për ankthin dhe bullizimin që përjetoi në të kaluarën










