Connect with us

Sport

Humbja e thellë nga Aston Villa, këto janë fjalët e Klopp

Published

on

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp ka folur pas humbjese surprizuese dhe turpëruese nga Aston Villa 7:2.

Tekniku gjerman lavdëroi Aston Villën për mënyrën sesi e përgatitën ndeshjen, derisa mori përsipër fajin për humbjen bashkë me lojtarët e tij.

“Po [mund ta besoj] e pashë. Kështu që është e lehtë të besosh sepse isha këtu. Së pari duhet të thuash që Aston Villa luajti shumë mirë. Ata ishin shumë fizikë, shumë të zgjuar dhe shumë të drejtpërdrejtë, ne nuk ishim”, tha ai kur u pyet për rezultatin e thellë 7:2.

“Ne kishim shanse të mëdha të cilat nuk i konkretizuam, por kur i pranon shtatë gola nuk jam i sigurt që mund të thuash se do të kishte qenë 7-7. Padyshim që kemi bërë shumë gabime të mëdha. Filloi me golin e parë dhe mbaruam me gabime të mëdha”.

“Ne kemi humbur topa në një zonë të gabuar dhe nuk jemi mbrojtur siç duhet. Dukej sikur e humbëm ndeshjen pasi shkoi në 1-0. Nuk është një justifikim. Normalisht ju mund të jeni 1-0 dhe të bëni gjërat që dëshironi. Ne krijuam por nuk e mbrojtëm veten ashtu siç duhej, kështu që çdo top që humbëm ishte një kundërsulm”.

“Kjo është arsyeja pse ne pranuam kaq shumë gola. Nuk është një rastësi sepse do të thotë se ata na bllokuan shumë mirë. Askush nuk duhet të fajësohet përveç meje dhe nesh”, u shpreh ai.

Alsat