Connect with us

Sport

Kosova grumbullohet sot, sinjale të ndryshme për Challandesin në fundjavë

Published

on

Edon Zhegrova ka shënuar gol të bukur në Zvicër, ndërsa Amir Rrahmanit i kanë dalë telashe të papritura në Itali.

Një ditë para grumbullimit më të rëndësishëm të Përfaqësueses së Kosovës në futboll, selektori Bernard Challandes ka marrë sinjale të ndryshme nga lojtarët. Përfaqësuesja e Kosovës në futboll nis të hënën (sot) stërvitjet për ndeshjen ndaj Maqedonisë së Veriut, që luhet të enjten e që i takon gjysmëfinales së plejofit për kualifikim në “Euro 2020”.

Ndeshja e së enjtes në Shkup vlerësohet më e rëndësishmja e Kosovës deri më tani. Gjendja aktuale e Përfaqësueses është larg prej optimales. Milot Rashica nuk është ftuar, ndërsa ai vazhdon t’i mungojë Werderit për shkak të një lëndimi të pësuar një muaj më parë, pikërisht në ndeshje të Kosovës. Bernard Berisha nuk është ftuar, për shkak të veprimit fyes ndaj Challandesit në ndeshjen e kaluar, kurse me shumë mundësi nuk do të grumbullohet as kapiteni i dytë dhe lojtari kryesor në mbrojtjen e Kosovës, Amir Rrahmani.

Skuadra e Rrahmanit, Napoli, është dashur të luante të dielën mbrëma ndaj Juventusit. Por te Napoli janë dy lojtarë të prekur me COVID-19 dhe për këtë arsye ndeshja nuk është luajtur. Amir Rrahmani, që është në pritje të debutimit për Napolin në Serie A, me shumë gjasa duhet të izolohet dhe kështu do të humbë ndeshjen më të rëndësishme të “dardanëve”.

“Gjasat janë të vogla që të jem me Kosovën në ndeshjet e radhës. Sipas të gjitha gjasave nuk do të mund të jem pjesë e Kosovës në këto ndeshje. Jam në pritje, të shoh se çfarë do të ndodhë, por gjasat janë të vogla”, ka thënë Rrahmani të dielën mbrëma për KOHËN.

Një tjetër lojtar i rëndësishëm mund t’i mungojë Kosovës. Bëhet fjalë për sulmuesin e qendrës, Vedat Muriqi. Muriqi pak ditë më parë ka nisur stërvitjet me Lazion, por nuk ka luajtur që nga 19 korriku. Muriqi ka ndërruar skuadër, ka kaluar koronavirusin, ndërsa po sanon ende një lëndim. Ai është ftuar nga Kosova, por nuk dihet nëse do të jetë i gatshëm në aspektin fizik./Koha.net

Alsat

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Ronaldo pritet të rinovojë me Juventusin deri në vitin 2023

Published

on

Juventusi thuhet se është i përgatitur të rinovojë me Cristiano Ronaldon dhe ylli portugez mund të nënshkruajë një kontratë të re të vlefshme deri në qershor të vitit 2023.

Ronaldo mbush 36 vjeç nesër (e premte) dhe gazeta Tuttosport pretendon se ndihet gjithnjë e më shumë në qendër të ekipit të trajnerit Andrea Pirlo.

Hipoteza e një zgjatje të kontratës merr formë, pasi sulmuesi i Bianconerëve ka shënuar 22 gola në 23 ndeshje konkurruese këtë sezon.

Zonja e Vjetër është në epërsi 2-1 pas ndeshjes së parë kundër Interit në Coppa Italia, për t’u përballur me FC Porto në 16-tën e fundit të Ligës së Kampionëve dhe aktualisht shtatë pikë prapa liderit të Ligës Milan me një lojë në dorë.

Marrëveshja aktuale e Ronaldos skadon në qershor të 2022, por veterani thuhet se ka qenë mjaft i rëndësishëm për t’u shpërblyer me një marrëveshje të re me klubin Torino.

Ndryshe, Ronaldo u transferua te Juventusi në verën e vitit 2018 për 100 milionë euro, ndërsa deri më tani ka shënuar 87 gola në 112 paraqitje.

Alsat

Continue Reading

Sport

Barça u kualifikua në shtesë, Koeman: E pabesueshme, me këtë karakter edhe në La Liga

Published

on

Barça u kualifikua në shtesë, Koeman: E pabesueshme, me këtë karakter edhe në La Liga – Iliria News Agency

Alsat

Continue Reading

Sport

Bardhi me Levanten kualifikohen në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit

Published

on

Enis Bardhi me skuadrën e tij Levanten janë kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, pasi sonte pas 120 minutave lojë arritën të eliminojnë Viljarealin me rezultat minimal 1:0.

Koha e rregullt u mbyll me barazim pa gola, ndërsa u deshën plus më shumë 30 minuta shtesë që Levante të gjejë golin e fitores dhe të kualifikimit përmes Roxherit.

Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut e nisi ndeshjen nga fillimi dhe luajti për plot 120 minuta.

Alsat

Continue Reading

Trending