Connect with us

Business

Hoti: BERZH-i mbetet një partner tepër i rëndësishëm i vendit tonë

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi, zhvilluan sot një takim virtual me përfaqësuesit e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), me të cilët biseduan për bashkëpunimin e mirë ndërmjet Kosovës dhe BERZH-it dhe avancimin e mëtejmë të tij.

Më tej, kryeministri Hoti foli për prioritetet e Qeverisë në parandalimin dhe menaxhimin e situatës së krijuar me pandeminë COVID–19, pakon e rimëkëmbjes ekonomike dhe për hapat që kanë ndërmarrë institucionet e vendit në përmirësimin dhe krijimin e një ambienti më të mirë të të bërit biznes.

“BERZH-i mbetet një partner tepër i rëndësishëm i vendit tonë, ngaqë përkrahja dhe mbështetja e tyre e vazhdueshme në realizimin e projekteve tona zhvillimore është një storie suksesi, ndaj u jemi tepër mirënjohës për besimin dhe mbështetjen e dhënë ”, tha Hoti.

Ndërsa, përfaqësuesit e BERZH-it premtuan se do të vazhdojnë t’i mbështesin projektet në Kosovë, duke u përkushtuar edhe në sfidat afatgjate ekonomike, mbështetjen e sektorit privat, ndërtimin e strategjive të përbashkëta dhe të tjera. 

Alsat

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Business

Paratë e Trustit, në kursime

Published

on

Mbi 198 milionë euro të tërhequra nga Fondi i Kursimeve Pensionale, nuk e kanë ndihmuar dukshëm ekonominë e vendit.

Në rritjen prej 11 për qind të depozitave në bankat e Kosovës gjatë 2020-ës, për 40 për qind besohet se ka ndikuar tërheqja e kursimeve të Trustit, të cilat janë deponuar në llogari private, por nuk janë shpenzuar menjëherë, thuhet në një raport të Institutit GAP nga Prishtina, të publikuar në mars të vitit 2021. Sipas këtij raporti, “një numër i madh i kontributpaguesve nuk kanë shpenzuar mjetet, por kanë kursyer”.

Pas miratimit të Ligjit për rimëkëmbjen ekonomike vitin e kaluar, qytetarët kanë pasur mundësi që të tërheqin 10 për qind të shumës së siguruar nga kursimet pensionale, që e kanë fituar gjatë kohës sa kanë punuar.

Miradija është një nga qytetarët e shumtë që ka tërhequr 10 për qind të kursimeve nga Trustit, të cilat ende nuk i ka shpenzuar.

“Le të më gjinden si rezervë, tashmë është pandemia e koronavirusit, ndonjë sëmundje apo shpenzim të papritur. Vlera e mjeteve nuk është e madhe, pasi unë herë pas herë kam punuar edhe pa kontratë”, tha Miradija.

Depozita, 4.3 miliardë euro

Rritja e vlerës së depozitave vërehet edhe në të dhënat zyrtare të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës. Kursimet e qytetarëve në bankat komerciale që operojnë në vend, në muajin nëntor të vitit të kaluar kanë qenë 4.1 miliardë euro, kurse në muajin dhjetor kjo vlerë ka arritur në mbi 4.3 miliardë euro, aq sa ishte edhe në muajin janar të këtij viti.

Mundësia për tërheqjen e 10 për qind të kursimeve pensionale, nga ish-kryeministri Avdullah Hoti, ishte bërë pas përkeqësimit të gjendjes financiare të familjeve dhe bizneseve, për shkak të pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi. Me këto mjete vlerësohej se do të stimulohej kërkesa agregate.

Stimulimi i kërkesës agregate nënkupton rritjen e shpenzimeve që eventualisht do ta bënin qytetarët, pas marrjes së parave nga kontributet pensionale.

Kryetari i Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK), Skënder Krasniqi, thotë se tërheqja e shumës se 10 për qind nga kursimet pensionale nuk ka ndikuar shumë në rritjen e kërkesës agregate, pasi sipas tij, njerëzit kanë hezituar të shpenzojnë paratë për shkak të situatës së panjohur me pandeminë.

“Rritja e depozitave është si rezultat i frikës për të investuar dhe frikës se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, kështu që paratë kanë shkuar në llogaritë e kursimeve. Në këtë kuadër, qeveria duhet që të rrisë besimin te qytetarët dhe bizneset që të fillojnë të investojnë, duke i ofruar siguri më të madhe në investimet e tyre. Fatkeqësisht, deri tash një veprim i tillë nuk ka ndodhur”, tha Krasniqi.

Më 11 dhjetor, 2020, kishte filluar aplikimi online për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve nga Fondi i Kursimeve Pensionale, proces ky që ka zgjatur deri më 6 prill, 2021.

Mbi 198 milionë euro të tërhequra nga Trusti

Gjatë kësaj periudhe, vlera e tërhequr nga 10 për qind të kursimeve pensionale, ka arritur në rreth 198 milionë euro, nga 427.371 kontribuues, tha për Radion Evropa e Lirë, Jeton Demi, zëdhënës në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës.

Në bazë të ligjit, kontributpaguesit që kanë kursime deri në shumën 10 mijë euro, në rast të tërheqjes së 10 përqindëshit nga ana e tyre, Qeveria e Kosovës do t’i kompensojë ata brenda pesë vjetëve të ardhshme. Kurse, kontribuuesit që kanë më shumë se 10 mijë euro, nuk do të kompensohen.

Sipas të dhënave të Fondit të Kursimeve Pensionale, rreth 92 për qind e kontributpaguesve kanë mjete nën 10 mijë euro, kurse 8 për qind mbi 10 mijë euro.

Të gjithë të punësuarit në Kosovë paguajnë 10 për qind kontribute pensionale nga paga e tyre: 5 për qind të shumës së përgjithshme të pagës e paguan punëdhënësi nga buxheti i tij, kurse 5 për qind paguhet nga paga e punëtorit./REL

Alsat

Continue Reading

Business

Murati dhe zëvendësambasadori gjerman në Kosovë diskutojnë për Planin zhvillimor të Qeverisë Kurti

Published

on

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati ka pritur sot në takim zëvendësambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë Jan-Axel Voss, të shoqëruar edhe nga përfaqësuesit e Bankës Gjermane për Zhvillim (KfW) dhe Shoqërisë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ).

Me këtë rast është diskutuar për Planin zhvillimor të Qeverisë Kurti dhe për bashkëpunimin ndër institucional, me theks të veçantë për projektet e përbashkëta që ka Qeveria e Kosovës me Qeverinë gjermane përmes KfW-së dhe GIZ-it, thuhet në njoftim.

Gjatë takimit u theksua se objektivat e KFW-së dhe GIZ-it, janë të ngjashme me ato të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Andaj, Ministri Hekuran Murati dhe Zëvendësambasadorin Jan-Axel Voss, u dakorduan që të thellohet bashkëpunimi ndërmjet të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Qeverisë gjermane përmes KfW-së dhe GIZ-it, për zhvillimin dhe zbatimin e projekteve të reja me qëllim të zhvillimit të Kosovës dhe përmirësimit të mirëqenies së qytetarëve të saj.

Alsat

Continue Reading

Business

Rukiqi i bën thirrje institucioneve për inicimin e tri marrëveshjeve ekonomike me Izraelin

Published

on

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi ka thënë se institucionet e vendit duhet të inicojnë tri marrëveshje në aspektin ekonomik me Izraelin, për të shfrytëzuar momentumin e njohjes.

Sipas tij, këto marrëveshje janë për tregti të lirë, për mbrojtje të investimeve dhe marrëveshja për shmangien e tatimimit të dyfishtë.

Postimi i plotë:

Për të shfrytëzuar momentumin e njohjes nga Izraeli, në aspektin ekonomik, institucionet e vendit shumë shpejt duhet të iniciojnë 3 marrëveshje me Izraelin:

1. Marrëveshjen për Tregti të Lirë

2. Marrëveshjen për Mbrojtje të Investimeve

3. Marrëveshjen për shmangjen e tatimimit të dyfishtë

Këto marrëveshje janë themeli i bashkëpunimit ekonomik me secilin vend.

Alsat

Continue Reading

Trending