Showbiz
Hilary Duff njofton se është shtatzënë me fëmijën e tretë
Published
6 years agoon
By
admin
Hilary Duff është shtatzënë me fëmijën e saj të tretë.
Aktorja 33-vjeçare bëri njoftimin emocionues në Instagram të shtunën herët në një video të shkurtër me burrin e saj, Matthew Koma.
“Ne po rritemi. Kryesisht unë”, ishte mbishkrimi i yllit të ‘Disney’.
Hilary Duff dhe bashkëshorti i saj, Matthew Koma (Foto: Getty Images)
Klipi tregon Matthew prapa Duff duke fërkuar barkun e saj.
Ky do të jetë fëmija i tretë i Hilary, pasi ajo ndan një djalë, Luca, 8 vjeçar, me ish-burrin e saj Mike Comrie dhe një vajzë, Banks, një vjeçe me burrin aktual.
Dyshja u martuan në dhjetor të vitit 2019. Në atë kohë, ylli i “Younger” ndau një fotografi të saj dhe të partnerit përpara një makine ku shkruhej ‘Sapo e martuar’.
Sipas People, çifti u martua në shtëpinë e tyre në Los Angeles.
Të njëjtit u takuan para disa vitesh dhe rindezën romancën e tyre për herë të tretë në fund të vitit 2017.
Në tetor 2018, Duff solli në jetë vajzën e tyre. /Telegrafi/

Hilary Duff dhe Matthew Koma (Foto: Instagram)
You may like

Genc Prelvukaj merr titullin Doktor i Shkencave në Zagreb, Eni Koçi krah tij në ceremoninë e doktoraturës

E dashura e Romeo Beckham shijon Balin, duke pozuar me bikini dhe duke treguar një figurë të lakmueshme të trupit

Gruaja e Kim Jong-un është një nga gratë më misterioze në botë – çfarë dihet për të?

50 Cent tallet me P Diddyn për ditëlindjen e tij të 57-të, poston një fotografi të reperit me flokë e thinjura

Fotografi shqiptar Fadil Berisha nderohet në Vatikan me medaljen “Humanitas Magnifica”

Edhe gruaja e Ardian Bujupit reagon për skandalin e grupit në Facebook ku përfshihet banorja e BBVK 5: Jetë njerëzish janë shkatërruar










