Connect with us

Sport

Haliti: Kosova është shteti i vetëm në Ballkan pa pishinë Olimpike – Bota Sot

Published

on

Noti ka një armatë sportistësh që stërviten ashtu si munden në pishinat e ndryshme të Kosovës, për t’u përgatitur për sfidat e ndryshme brenda dhe jashtë vendit. Fatkeqësisht iu mungon pishina olimpike dhe ky është mëkat i madh për notarët dhe notaret tona!

Në shtetin e Kosovës duhet të mendojnë jo të kemi një pishinë olimpike por sa më shumë, sepse me infrastrukturë sportive sipas standardeve ndërkombëtare, gjithsesi se edhe cilësia do të rritet në not.

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Notit të Kosovës, Astrit Haliti, flet për hallet të ndryshme që po ballafaqohet noti në Kosovë. 

“Bota sot”: Cila është gjendja me pishina në Kosovë?
Astrit Haliti:
Pse Kosova e ka më të zhvilluar sportin se sa infrastrukturën të paktën në sportet e Ujit siç janë noti dhe noti në ujëra të hapura.

Kosova është shteti i vetëm në Ballkan që nuk ka pishinë të mbyllur më dimensione Olimpike, të gjitha pishinat ekzistuese janë pishina private, me dimensione gjysmë Olimpike përpos pishinës në Mitrovicë që është investim i Bashkimit Evropian dhe që është ndërtuar e pa kompletuar dhe me defekte që pamundësojnë zhvillimin e aktiviteteve të mirëfillta. Nëse shohim historinë e infrastrukturës për sportet e notit vëjmë se edhe ndërmjet viteve të 50-ta dhe të 80-ta qytetet në Kosovë kanë pasur pishina me dimensione Olimpike të tipit të hapur verorë tashme ato nuk ekzistojnë.

“Bota sot”:  A janë në nivelin e kërkuar rezultatet?
Astrit Haliti:
Noti në Kosovë është në këto nivele fal punës së palodhshme të trajnerëve e në veçanti prindërve të sportistëve që bëjnë sakrifica të mëdha duke shpenzuar shuma të mëdha të mjeteve dhe gjithashtu edhe kohë duke udhëtuar me kilometra të tëra deri ne pishina për një stërvitje.

Image

Arbër Grabovci, zv. ministër i sportit dhe Astrit Haliti

Tani dikush mund të thotë se jemi në nivele jo të mira por për të thënë kështu duhet bazuar edhe në një histori të shkurtë të rezultateve që i kishim dhe atyre që sot i kemi dhe normalisht do të vëreni avancim shumë të madh të rezultateve, nëse pyesim a janë këto rezultate ato që dëshirojmë në themi që jo!!!!

Ne po punojmë që të rrijmë aty ku synojmë e dijmë që do të jetë rrugë e gjatë e më shumë sfida por edhe e arritshme!

“Bota sot”: Çfarë kërkoni?
Astrit Haliti:
Dikur në vitet 2006 dhe 2008 nëse arrinim të një medalje në gara të nivelit te mitingjeve ishte privilegj i madh për të gjithë ne që jemi ne sportin e notit, sot nga po të njëjtat gara që organizohen tradicionalisht kthehemi me numër të madh të medaljeve. Kemi kërkuar kërkojmë dhe do të kërkojmë nga të gjitha institucionet që të përmirësohet infrastruktura për sportin e notit, kemi paraqitur edhe projekte konkrete dhe besojmë se do të realizohen në një të ardhme të afërt në mënyrë që të ju lehtësohet dhe të ju mundësohet njerëzve që të merren sa më shumë me sportet e ujit.

“Bota sot”: Po çështja e gjyqtarëve? 
Astrit Haliti: 
Fal bashkëpunimit të mirë me Federatën Botërore dhe Evropiane tashmë kemi trajner gjyqtar dhe zyrtar te licencuar ndërkombëtarisht, fal mbështetjes nga MKRS tashmë zhvillojmë shumë më shumë aktivitete gjatë vitit.
Jemi pjesëmarrës në të gjitha aktivitetet ndërkombëtare nga Kampionati Ballkanik deri të Lojërat Olimpike, e gjithë kjo është arritur fal punës dhe sakrificës së njerëzve që ishin afër sportit të notit, tashmë organizojmë edhe gara të nivelit ndërkombëtar që janë pjesë e kalendarit ndërkombëtar.

Do të kishte edhe organizime të garave të nivelit më të lartë po të kishim infrastrukturë të zhvilluar, andaj e kërkojmë me ngulëm fillimin e ndërtimit të kësaj infrastrukture që është edhe elementi kryesor për të arritur qëllimet tona.

Alsat

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Bekim Aliu – veprimtar i dalluar në Gjeneratën e Republikës – Bota Sot

Published

on

Sportistë, sportistet, donatorët, gjyqtarët sportivë, veprimtarët sportivë, delegatët – kontrollorët sportivë, gazetarët sportivë, po ashtu fshatarët, të cilët tokën pjellore e shndërruan në fushë të futbollit etj. të gjithë ishin të bashkuar në një front në vitet e 90-ta (1991-1999), kundër pushtuesit serb. 

Gjithçka mori fund me garat ish jugosllave dhe të Serbisë qysh në muajin gusht të vitit 1991. 

Shqiptarët e Kosovës organizojnë garat e Republikës së Kosovës në çdo disiplinë sportive, në anën tjetër okupatori serb i egërsuar, uzurpon stadiumet dhe palestrat sportive, dëbon sportistët në rrugë!
Bekim Aliu i takon Gjeneratës së Republikës. 

Aliu – veprimtar i dalluar sportiv, kreu misionin e tij me sukses në fushën e gazetarisë sportive, në kohërat me të vështira, duke raportuar për ngjarjet sportive!

Pena e tij ka qenë sikur pushkë për regjimin serb.

Aliu nuk u ndal për asnjë moment, nuk e çante kokën as për kërcënimet nga UDB-ja dhe as nga milicia e pushtuesit serb, por me këmbëngulësi ushtronte profesionin e tij sikur në vijën e frontit të luftës, duke raportuar për të gjitha sportet për gazetën sportive të asaj periudhe, “Sport plus”, me theks të veçantë për futbollin, që nga fusha në Çamërli, në Dumnicë etj. 

Aliut, si sot i kujtohen vështirësitë kur raportonte nga stadiumi në Llukar, po ashtu në kujtesën e tij mbetet kryendeshja e vitit 1997 në Raushiq mes Besës nga Peja dhe Prishtinës (2:1),  që mblodhi rreth 10 mijë shikues, pastaj raportimet nga Malisheva e Gjilanit, Novosella e Gjakovës, Kçiqi i Madh nga Mitrovica, në stadiumin e Flamurtarit të Prishtinës, në Dumnicë të Podujevës, në Klinë të Epërme të Skenderajt etj. 

Gazetarët sportivë ishin halë në sy për regjimin serb, çdo shkrim i tyre dukej sikur një plumb për ta! 
Aliu si shumë kolegë të tij, përveç një laps dhe një fletë të bardhë, asgjë tjetër nuk merrni me vete, duke u ruajtur në çdo moment nga  ndonjë maltretim apo edhe arrestim i mundshëm gjatë kontrollit në postblloqet famëkeqe të milicisë serbe. 

Punën e kryenin për gazepi, me makinë shkrimi ‘Olimpia’, nuk kishin as kompjutera, histori në vete. “Pas ndeshjeve të dielave ua diktonim tekstin daktilografeve”, tregon Aliu se si raportonin në shumë raste. 

“Nuk kishte as rroga, punonim vetëm për ta ditur bota se edhe në Kosovë, në rrethana të vështira luhej futboll. Edhe në një mënyrë si kundërvënie regjimit serb. Pa kushte pune, nuk kishte asnjë tavolinë të vetme për gazetarët.

Përcillnim ndeshjet në borë e shi. Ambienti i hapur ishte vendi ynë i punës. Vullneti ka qenë i jashtëzakonshëm”, kujton Aliu ato ditë të rënda të popullit shqiptar të Kosovës, që në çdo sekondë jeta ka qenë në rrezik.

Aliu është krenar që me mijëra sportistë iu kundërvunë fuqishëm agresorit serb, duke i zhvilluar garat në kuadër të Republikës. Po ashtu ndihet i lumtur që sot djemtë dhe të rejat tona lozin në stadiume dhe palestra sportive, gjithashtu garojnë me sukses edhe në garat zyrtare ndërkombëtare.

Alsat

Continue Reading

Sport

Shqiptarja hip edhe mbi kali – Bota Sot

Published

on

Alesia Bami, moderatorja e “Procesit Sportiv”, vijon të jetë në qendër të vëmendjes.

Përveç studios televizive, bukuroshja shqiptare shkëlqen edhe jashtë saj.

Së fundmi Alesia ka ndarë për ndjekësit e saj të shumtë në “Instagram” një foto ku shfaqet teksa qëndron e hipur mbi kalë.

Si gjithnjë edhe në këtë postim të bukuroshes, nuk kanë munguar komplimentet e shumta të fansave.

Image

Ilustrim

Alsat

Continue Reading

Sport

Goditje për Kaljarin, Godin preket nga “Covid 19” – Alsat

Published

on

Mbrojtësi nga Uruguai, Diego Godin, është konfirmuar se është i infektuar me “COVID-19”, pas kthimit nga grumbullimi me kombëtaren. Lajmin e konfirmoi edhe klubi Italian përmes një kumtese për mediat.

Kaliari njofton se kontrollet e fundit shëndetësore të kryera kanë nxjerrë në pah se Diego Godin është pozitiv me COVID-19”, thuhet në njoftim të klubit Italian.

Tutje thuhet se futbollisti nuk ka pasur kontakte me futbollistët e tjerë të skuadrës dhe është izoluar menjëherë, ashtu siç kërkojnë protokollave shëndetësore.

Alsat

Continue Reading

Trending