Connect with us

Entertainment

Gruaja ukrainase tentoi të gropos tunel për të shpëtuar djalin nga burgu – ALSAT-M

Published

on


Në Ukrainë, një grua 51-vjeçare ka tentuar të gropojë tunel nëntokësor, me qëllim që ta lirojë djalin e saj që ndodhet në burg. Tani edhe ajo vetë po përballet me burgun.

Gruaja, emri i së cilës nuk përmendet, ka marrë me qira një shtëpi në afërsi të burgut në Zaporozhje, në jug të Ukrainës, ku djali i saj po vuan dënimin me burg të përjetshëm. Ka gropuar vetëm natën në mënyrë që të mos tërheqë vëmendje, ndërsa deri te burgu ka ardhur duke përdorur skuter elektrik.

Deri në momentin kur është arrestuar, ajo kishte gropuar rreth tre tonë dhe.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Entertainment

Brenda vilës më të shtrenjtë në Britaninë e Madhe

Published

on

Prona më e shtrenjtë në Britaninë e Madhe ka dalë në shitje për 175 milionë paund.

– Advertisment –

Vila luksoze dy katëshe i përket miliarderit Nick Candy në Hyde Park. Mes të tjerash, apartamenti i manjatit të pronave ka pesë dhoma gjumi, palestër, bar, kinema, dhe një pishinë gjigante.

Vila mund të blihet edhe me kriptovaluta si Bitcoin, ndërsa konsiderohet si “një pasuri e patundshme e klasit botëror që premton të jetë një investim i fortë për vitet që vijnë.”

Continue Reading

Entertainment

Gabim i algoritmit, Facebook mbyll faqen e fshatit francez

Published

on

Bitche është një fshat historik në Francë, faqja zyrtare e të cilit u mbyll për shkak se algoritmi i Facebook e konsideroi si një faqe që përdorte “gjuhë fyese”.

Pasu u kontaktua nga drejtuesit lokal, platforma kërkoi ndjesë dhe riktheu faqen që mban banorët të përditësuar me lajmet dhe informacionet lokale.

Kryetari i Bashkisë Benoit Kieffer thotë se për shkak të emërtimit që ka, kjo qytezë “vuan” vazhdimisht nga paragjykime, por nuk priste që kjo të ndodhte edhe nga gjiganti i rrjeteve sociale.

“Emri i qytezës tonë duket se vuan nga një interpretim i keq. Gjëja më e habitshme është se Facebook mori kaq shumë kohë për ta korrigjuar gabimin. Unë dhe bashkëqytetarët e mi do të dëshironim të ftonim zotin Mark Zuckerberg që të vizitonte qytetin tonë të bukur dhe të fortifikuar.

Së bashku, ne mund të nderojmë kujtimin e atdhetarëve dhe miqve tanë amerikanë të cilët erdhën nga Karolina e Jugut për të na çliruar. Çlirimtarët e quanin veten sons of Bitche”, u shpreh ai me ironi.

Emri i faqes ishte “Ville de Bitche” dhe u zhduk nga Facebook më 19 mars pa ndonjë paralajmërim.

Continue Reading

Entertainment

“Pasaporta e vaksinave”, debati që nisi 120 vjet më parë

Published

on

Debati mbi certifikatën e vaksinimit daton më shumë se 120 vjet më parë. Herën e parë që ato kërkoheshin, zyrtarët shëndetësor po luftonin me një pandemi të murtajës.

Në vitet 1890, qeveria e Indisë ndërsa ishte nën sundimin britanik miratoi një sërë masash në përpjekje për të ndaluar përhapjen e murtajës, mes të cilave përfshihej dhe fakti se udhëtarët duhej të provonin se ishin vaksinuar kundër sëmundjes bakteriale.

Koncepti i sotëm i një “pasaporte” të një vaksine nuk është shumë i ndryshëm, pasi është thjesht një provë që ti e ke marrë dozën dhe të lejon hyrjen në vendet e huaja. Certifikata, ka për qëllim “të shpërblejë” njerëzit që janë vaksinuar me një kthim në jetën normale.

Megjithatë një lloj pasaporte vaksine ekziston. Bëhet fjalë për “Kartonin e verdhë”, ose prova e vaksinimit për ethet e verdha që disa vende u kërkojnë udhëtarëve për të parandaluar përhapjen e sëmundjes.

Kjo është e vetmja sëmundje e përmendur posaçërisht në Rregulloret Ndërkombëtare të Shëndetit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), megjithëse shumë vende kanë kërkesat e tyre specifike për vaksinimet.

Continue Reading

Trending