Showbiz
Gretta Vedler kritikoi presidentin Vladimir Putin, modelja u gjet e vdekur në një valixhe
Published
5 years agoon
By
admin
Një modele ruse që e quajti presidentin rus, Vladimir Putin, ‘psikopat’ është gjetur e vdekur dhe e futur në një valixhe, shkruan New York Post.
Gretta Vedler, 23 vjeçe, u zhduk një vit më parë pas zhurmës së saj kundër Putinit, por dy ngjarjet që u thanë rreth kësaj ngjarje nuk duket se janë të lidhura.
“Ish i dashuri i Vedler, Dmitry Korovin, 23-vjeç, tani ka rrëfyer se e ka mbytur përpara se të udhëtonte 300 milje apo 480 kilometra në rajonin e Lipetsk dhe ta fuste trupin në bagazhin e një makine”, raporton Daily Star.
Gretta Vedler (Foto: Instagram)
Korovin u tha autoriteteve se ai ka fjetur në një dhomë hoteli për tre netë me trupin e saj të pajetë, të cilin e kishte futur në një valixhe të sapo blerë.
I njëjti më pas e la trupin e saj në bagazh për një vit, por vazhdoi të postonte në rrjetet e saj sociale për ta bërë të dukej sikur ishte ende gjallë.

Gretta Vedler (Foto: Instagram)
Në janar 2021, Vedler kishte ngritur shqetësime për shtypjen e protestave nga Putin dhe dëshirën për të rritur integritetin e Rusisë.
“Unë vetëm mund të supozoj, për mendimin tim, tek ai shihet një psikopati ose socio-pati e qartë. Për psikopatët, është e rëndësishme të përjetojnë vazhdimisht një ndjenjë të plotësisë dhe mprehtësisë së jetës, kështu që ata e duan rrezikun, përvojat intensive, komunikimin intensiv, aktivitetin intensiv – një jetë intensive dhe dinamike”, ka shkruar ajo, sipas Mirror. /Telegrafi/

Gretta Vedler (Foto: Instagram)
You may like

Dion Mala – i eliminuari i parë i edicionit të pestë të Big Brother VIP Kosova

“A të kujtohet çfarë ke thënë për gruan e Granit Xhakës? Loredanën”, thellohen akuzat ndaj Jonës në spektaklin ‘prime’ të BBVK 5

“Prej teje kam dashur ta vras veten, i kam katër fëmijë”, përplasje e ashpër mes Jonës dhe një prej viktimave të grupit të saj

“Unë të pres” – surprizë emocionuese për Anjezën nga i dashuri i saj polic në Big Brother VIP Kosova 5

“Kjo është skandaloze”, Rudina kritikon ashpër Nichin për deklaratën ndaj Anjezës

Melania Trump ngatërrohet gjatë fjalimit në Shtëpinë e Bardhë, vështirësi në shqiptimin e disa fjalëve në anglisht










