Connect with us

Maqedoni

Gostivar, kërkohet mësim me prezencë fizike

Published

on


Mungesa e teksteve shkollore, problemet me sistemin online dhe mungesa e hapësirave, ishin kryesisht kërkesat e prindërve dhe arsimtarëve në takimin me kreun e komunës Arben Taravari dhe zëvendësministrin e arsimit Arafat Shabani. Kreu i Gostivarit kërkoi nga Ministria që të shqyrtoj mundësitë për mësim me prezencë fizike.

Ata insistojnë dhe ka ca ide që të mbahet mësim me katër nderime nga 20-25 minuta. T`iu përmbahemi gjithnjë rekomandimeve që na jep komisioni për sëmundje ngjitëse. Numrat e të infektuarve në Gostivar nuk u rritën as me hapjen e çerdheve po as me hapjen e shkollave. Nëse nuk gaboj Gostivari ka 57-58 raste aktive pra nuk kishte ndonjëfarë impakti hapja e çerdheve dhe shkollave dhe pse jo të mendojmë edhe opsione të tjera që do ishin të kënaqur edhe prindit edhe nxënësit por edhe mësimdhënësit”-tha Arben Taravari, Kryetar i komunës së Gostivarit.

Por disa nxënëse që erdhën për mësimin praktik në shkollën e mesme të mjekësisë, nuk mbanin as maska e as distancë.

Numri dy i Ministrisë Shabani tha se për mësimin me prezencë fizike do të vendos Komisioni për Sëmundje Ngjitëse. Ai pranoi se mungesa e teksteve shkollore vërehet posaçërisht tek nxënësit shqiptarë, ndërsa shtoi se ka dyshime për keqpërdorime.

“Ka mungesë të teksteve shkollore posaçërisht tek pjesa shqiptare. Ka indikacione edhe për keqpërdorime po ato duhet organet t`i sqarojnë, ka drejtor që kanë nënshkruar që kanë pranuar tekstet shkollore por fëmijët apo unë si prind shoh që fëmija im mëson me tekstet e vjetra. Por për vitet tjera për tekstet shkollore shkohet në digjitalizim që shpresojmë në vitin e ardhshëm shkollor gjithë nxënësit në mënyrë digjitale do i marrin promet dhe tekstet shkollore duke i reviduar ato”-tha Arafat Shabani. zv/ministër i Arsimit.

Që nga fillimi i vitit shkollor në Gostivar një nxënës ka rezultuar pozitiv dhe është izoluar bashkë me prindërit.

Bashkim Sulejmani 

 

Maqedoni

Me 23 shkurt aktgjykimi për rastin “Monstra” – Alsat

Published

on

Aktgjykimi për rastin “Montsra” është caktuar për me 23 shkurt, transmeton Alsat. Sot në gjykimin për rastin “Monstra” pala mbrojtëse paraqiti fjalët përfundimtare. Mbrojtja e të akuzuarve përsëriti qëndrimin se rasti është i montuar dhe se të akuzuarit nuk janë autorët e vërtetë të vrasjes së pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës. Avokatët e viktimave nga ana tjetër kërkuan dënim maksimal për të akuzuarit, pasi siç thanë u dëshmuan veprat penale.


Continue Reading

Maqedoni

20 viktima dhe 350 raste të reja me COVID në 24 orët e fundit – Alsat

Published

on

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 2 291 testime të dyshuara për Covid-19 dhe prej tyre 350 kanë rezultuar pozitivë me Koronavirus, ose 15% e testeve të bëra. Po ashtu në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 20 pacientë të tjerë, ndërsa janë shëruar 266 persona.

Continue Reading

Maqedoni

Ekspertët: Vodno të mbrohet me ligj të posaçëm, nuk mjafton shpallja si zonë e mbrojtur – Alsat

Published

on

Profesorët e Fakultetit të Pylltarisë nuk pajtohen që Vodno të shpallet zonë e mbrojtur. Kërkojnë shkallë më të lartë të mbrojtjes duke miratuar ligj të veçantë për Vodnon, përgatitjen e një plani hapësinor për malin, plan për menaxhim, me të cilin mali do ta mbrojë Shkupin.

Vodno duhet të mbrohet e jo të jetë zonë e mbrojtur. Për shkak se, funksioni kryesor i Vodnos është siguria, mbrojtja nga reshjet dhe vërshimet – deklaroi Makedonka Stojanovska- profesoreshë universitare.

Të kemi tampon sigurie afër kufirit me Planin e Përgjithshëm Urbanistik që të mbrohet në mënyrë rigoroze, çdo veprimtari e paligjshme atje të dënohet ekskluzivisht vetëm me burg, që të parandalohet kapadaillëku. E dimë që Vodno mbrohet nga ligji i miratuar në vitin 2004. Pastaj, është zonë e sigurisë, zonë për ta mbrojtur qytetin nga vërshimet. Është një zonë shumë e rëndësishme – u shpreh Ivan Blinkov- profesor universitar.

Organizatat joqeveritare gjithashtu kërkojnë që Vodno të mos shpallet zonë e mbrojtur, duke argumentuar se mali nuk do ta ketë mbrojtjen e nevojshme.

Në mënyrë që të shmangen ngjarjet si përmbytja e vitit 1952, të mos ndodhë rastësisht përsëri sikur që ndodhi në Stajkovcë në vitin 2016, tani në Vodno, në kohë të ndryshimit të klimës në të cilën jetojmë sot, ku shirat e rrëmbyeshëm do të jenë shumë më të shpeshta dhe intensive, ne nuk duhet të lejojmë vendim të tillë tani ku mbrojtja e vetme e Vodno do të jetë biodiversiteti – tha Tatjana Stojanovska, “E dua Vodnon”.

Sipas planit për të mbrojtur biodiversitetin, një pjesë e Vodnos duhet të menaxhohet nga qyteti i Shkupit.

Sa më shpejt të jetë e mundur, pas shpalljes, do të vendoset regjim për mbrojtjen e zonave të përcaktuara. Situata do të monitorohet, do të zhvillohet një plan menaxhimi kurse ne do të vazhdojmë të rrisim ndërgjegjësimin e publikut – deklaroi Nikolla Naumoski- shef kabineti në Qytetin e Shkupit.

Të gjitha këto qëndrime të ekspertëve janë shprehur në debatin publik të organizuar nga Ministria e Mjedisit mbi propozimin për të shpallur Vodnon zonë të mbrojtur.

Igor Stefanovski


Continue Reading

Trending