Showbiz
Gold AG shpjegon emrin e veçantë të djalit: Edhe Adem Jashari ka qenë “gueril”, UÇK-ja ka qenë ushtri “guerile”
Published
6 years agoon
By
admin
Reperi i njohur shqiptar, Gold AG, dhe bashkëshortja e tij, Ermira Shkodra, u bënë prindër për herë të parë më 28 nëntor.
Çifti, të cilit iu plotësua dëshira për t’u bërë prindër në ditën e flamurit, mirëpritën në jetë një djalë.
Ata vendosën ta pagëzojnë djalin e tyre me emrin Gueril – një emër ky i cili u diskutua shumë në media.
Foto: Gold AG/Instagram
Teksa disa hodhën pretendime se nuk është emër shqiptarë e të tjerë e krahasuan atë me esktemistët arabë, por në të vërtetë, emri Gueril ka një kuptim tjetër.
Këtë e ka sqaruar vet Gold AG në një intervistë të fundit për Prive, ku ka thënë se kuptimi i vërtetë i emrit gueril ka të bëjë me një metodë sulmi të luftëtarëve ndaj armikut.
“Gueril është një luftëtar që sulmon armikun në befasi me grupe të vogla. Përderisa ka lindur më 28 nëntor, për ditë të flamurit, për ditëlindje të Adem Jasharit, për daljen publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është diçka që lidhet me emrin Gueril. Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka qenë ushtri guerile që ka vepruar në grupe të vogla kundër armiqve. Adem Jashari ka qenë luftëtar gueril. Në përgjithësi luftat tona, të shqiptarëve në trojet tona, janë bërë në stilin gueril. Kemi pasur edhe lufta frontale kuptohet por si gueril kemi vepruar gjithmonë historikisht. Kështu që gueril është ai, luftëtar që sulmon befasishëm me grupe të vogla armikun”, ka thënë Gold AG.

Foto: Gold AG/Instagram
Po në ditën që u bë baba për herë të parë, reperi nga Presheva publikoi një këngë kushtuar ndjenjës së të bërit prind, të cilën e titulloi “Babë e djalë”. /Telegrafi/
You may like

Dokumentari për shpëtimin e një familjeje hebreje gjatë Holokaustit, në fokus shqiptari nga Kosova Veli Meliqi

Babai i Meghan Markle lirohet me kusht pas arrestimit nën dyshimet për posedim të materialeve pornografike me të mitur

Dion Mala – i eliminuari i parë i edicionit të pestë të Big Brother VIP Kosova

“A të kujtohet çfarë ke thënë për gruan e Granit Xhakës? Loredanën”, thellohen akuzat ndaj Jonës në spektaklin ‘prime’ të BBVK 5

“Prej teje kam dashur ta vras veten, i kam katër fëmijë”, përplasje e ashpër mes Jonës dhe një prej viktimave të grupit të saj

“Unë të pres” – surprizë emocionuese për Anjezën nga i dashuri i saj polic në Big Brother VIP Kosova 5










