Showbiz
Gold AG kritikon rastin e policit Hoxha: Suspendojnë policin për status, e lirojnë atë që gjuan me shuplakë policin
Published
5 years agoon
By
admin
Reperi i njohur shqiptar, Gold AG, njihet për qëndrimet që shpreh për ndonjë ngjarje të caktuar, kryesisht rreth aktualitetit në vend.
Ai së fundmi ka bërë një reagim mbi rastin e suspendimit të policit Amir Hoxha, i cili është suspenduar për tri ditë nga puna, pasi kritikoi përmes një statusi në rrjetet sociale shpenzimet e deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe shprehu pakënaqësinë e tij për mospagesën e shujtave për policët.
Reperi, emri i vërtetë i të cilit është Arian Agushi, e ka quajtur një hero policin në fjalë, duke kritikuar suspendimin e tij nga detyra.
Foto: Gold AG/Instagram
Ai madje ka hedhur ‘kunja’ në drejtim të IPK-së, duke u shprehur se është e padrejtë suspendimi i dikujt që shpreh pakënaqësitë e tij dhe lirimi i dikujt që gjuan me shuplakë policin, referuar kështu rastit të fundit të ish-deputetit Dardan Molliqaj në protestën për energji elektrike.
Ky është postimi i tij i plotë (pa ndërhyrje):
“Kur heroi suspendohet!
Suspendo policin për status, suspendo tjetrin që i mshon shuplakë një t’çumit peshë, e liroje atë që i mshon shuplakë policit.
Ndoshta nuk m’takon me dit ligjin ma mirë se IPK, por një gjë e di sigurtë se ma t’mirë se policia jonë ska në ballkan. Mund të ketë individ që e keqpërdorin detyrën zyrtare, por një status i policit që shpreh një shqetësim nuk do të thotë që duhet të vie deri te suspendimi.
Liria e shprehjes është e garantuar me ligj”, ka shkruar Gold AG në Facebook. /Telegrafi/
You may like

Heidi Klum shndërrohet në një dorë të prerë për Halloween

Supermodelja Lara Stone zbulon diagnozën e rëndë: Po trajtohet për kancer në gji

Lily Allen feston një vit nga albumi “West End Girl”, pozon me fustan të artë

Elita 5 ndez atmosferën në edicionin e pestë të Shqip Up Comedy Festival

Në krahët e babit, Lotina publikon momentin e ëmbël të Mozzikut me Oz-in -Sinjali

Nichi pretendon se Anjezën e kanë larguar nga puna, ajo i kundërpërgjigjet: Po don me marrë vëmendje










