Showbiz
Georgina Rodriguez këmbëngul se është një femër e vetë-arritur në jetë, thotë se nuk shpenzon asnjë qindarkë nga milionat e Ronaldos
Published
5 years agoon
By
admin
Georgina Rodriguez ka këmbëngulur se ajo është një grua e vetë-arritur në jetë dhe nuk do të shpenzonte kurrë asnjë qindarkë nga vlera neto e fitimeve të Cristiano Ronaldos prej 373 milionë funtesh (443 milionë euro).
Ish-punonjësja e butikut, 28 vjeçe, u mburr se si ka ‘miliona’ të sajat dhe është ‘krenare’ që menaxhon karrierën e saj si influencere me 37.5 milionë ndjekës në Instagram, shkruan DailyMail.
Ajo i tha edicionit spanjoll të revistës Forbes: “Për sa i përket parave, do të duhet të më falni, por unë preferoj të mos flas se sa miliona ka në llogarinë time bankare”.
“Jam e lumtur që jam partnerja e Cristiano Ronaldos, jam plotësisht e dashuruar me të dhe ndihem shumë me fat si rezultat.
“Jam e vetëdijshme se të qenit e dashura e tij më ofron shumë mundësi, por kam punuar dhe ndërtuar vetë ato që kam në bankë”.

Georgina vazhdoi të zbulojë se ajo është ‘një shoqe e shkëlqyer’ me Marta Ortega, e cila do të marrë postin e presidentes së “Inditex” nga babai i saj miliarder Amancio në prill.
Lojtari i Manchester United filloi të takohej me bukuroshen brune gjatë periudhës së tij në Real Madrid, kur ajo punonte në një dyqan “Gucci” në vitin 2016.

Në dokumentarin e saj të fundit në Netflix, me titull “I Am Georgina”, ajo tha: “Është e vërtetë që gjërat kanë shkuar mirë për mua vitet e fundit, por unë gjithashtu kam punuar shumë dhe kam ditur të përdor kohën time dhe rrjetet sociale”.
Bukuroshja argjentinase aktualisht është shtatzënë në pritje të vinjakëve – një djalë dhe një vajzë – me partnerin e saj futbollist, Cristiano dhe pritet të lindë në prill.

Ylli portugez është tashmë baba i Cristiano Jr., 11 vjeç, nëna e të cilit nuk është zbuluar publikisht, binjakëve Eva dhe Mateo, katër vjeçarë, të cilët erdhën në jetë nga një nënë surrogate, dhe Alanas, gjithashtu katër vjeçe, të cilin e ka me Georginan. /Telegrafi/

You may like

Pas debatit për grupin skandaloz të Jonës në BBVK, Benita nxjerr mesazhet që banorja ia kishte shkruar para një viti

Leonora Jakupi reagon pas përplasjes mes vajzave në BBVK 5: Po të dëgjohesha unë, TikTok do ta hiqja nga përdorimi

Celine Dion e shijoi koncertin e Metallica-s: Në një moment ajo imitoi lëvizjet e basistit në kitarë

Dokumentari për shpëtimin e një familjeje hebreje gjatë Holokaustit, në fokus shqiptari nga Kosova Veli Meliqi

Babai i Meghan Markle lirohet me kusht pas arrestimit nën dyshimet për posedim të materialeve pornografike me të mitur

Dion Mala – i eliminuari i parë i edicionit të pestë të Big Brother VIP Kosova










