Connect with us

Showbiz

Fotografia i bën fansat të dyshojnë se Adelina Tahiri është shtatzënë

Published

on

Këngëtarja shqiptare Adelina Tahiri bëhet shpesh kryefjala e mediave për jetën e saj private. Martesa me maqedonasin Serjoza Markov ishte një ndër ngjarjet më të bujshme, ndërsa dashuria e tyre u bekua me vogëlushin Jon.

Adelina nuk ngurron të ndajë në rrjete sociale edhe detaje nga jeta e saj private, por duket se këtë herë ka lënë diçka pa na treguar! Ose të paktën kështu mendojnë fansat.

Në foton e fundit të publikuar në llogarinë e saj në Instagram, këngëtarja shfaqet e veshur me një bluze të gjerë dhe duket sikur po përpiqet të mbulojë barkun.

Ky detaj nuk i ka shpëtuar ndjekësve, të cilët janë vërshuar në komente me pyetje për shtatzëninë.

Adelina ende nuk është përgjigjur publikisht, ndërsa të gjithë po presin një konfirmim apo mohim të këtij lajmi.