Connect with us

Sport

FC Shkupi firmos sulmuesin më të kërkuar në vend – Alsat

Published

on

Skuadra e FC Shkupit, zyrtarizoi marrëveshjen me ish sulmuesin e Vardarit, Matej Cvetanovskin. Ky i fundit ishte mjaft i kërkuar në merkaton e janarit, ndërsa sot firmosi kontratën 2 vjeçare më skuadrën nga Çairi.

“Jam shumë i gëzuar që do të jem pjesë e një klubi që ka histori të pasur si në vendin tonë, ashtu edhe në arenën ndërkombëtare. Sipas meje ofertën që ma dhanë Shkupi ishte më e mira për karrierën time futbollistike. Shpresoj të fitojmë titullin, jam këtu për ta ndihmuar ekipin,” ka thënë mes tjerash Matej Cvetanovski.

Në gjysmësezonin aktual dhe në 16 paraqitje, Matej Cvetanovski ka regjistruar 6 gola dhe 5 asiste.


Alsat

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

“Zonja e Vjetër” merr Superkupën, Ronaldo vendos rekord – Alsat

Published

on

Skuadra e Juventusit ka arritur që ta mposhtë Napolin me rezultat minimal 2-0, falë golave të shënuara nga Kristiano Ronaldo dhe Alvaro Morato. Pjesa e parë u mbyll 0-0 me të dyja skuadrat duke kërkuar golin dhe ishte një pjesë e barabartë. Në pjesën e dytë, Ronaldo në minutën e 64’ shënoi golin e parë në këtë përballje, ndërsa në anën tjetër, Lorenzo Insinje humbi penalltinë në minutën e 80-të. Epilogun përfundimtar kësaj ndeshje e vendosi Alvaro Morata duke shënuar në minutën e 90-të.Ky është trofeu i parë për Andrea Pirlon si trajner, ndërsa i nënti i Super Kupës së Italisë për Juventusin.

 

 

Përmes golit të shënuar, edhe zyrtarisht Kristiano Ronaldo është bërë golashënuesi më i mirë në historikun e futbollit, me 760 gola të shënuar. Me rofeun e arkëtuar, tani portugezi numëron 31 tituj në karrierën e tij. Kujtojmë se më parë rekordin e golave ishte në pronë të Josef Bican me 759 gola të shënuar.

 


Alsat

Continue Reading

Sport

Kuman ka dy dëshira, kandidaët aprovojnë vetëm një – Alsat

Published

on

Zgjedhjet presidenciale në Barcelonë, të cilat ishin të planifikuara të mbaheshin më 24 janar, janë shtyrë. Tani, për arsye se është afati kalimtar dhe Barcelona po ka probleme me lëndime, Kuman ka dy kërkesa për kandidatët presidencialë. Ai po kërkon nga klubi që të transferojë Erik Garsian dhe Memfis Depaj në klub, në mënyrë që të arrihen edhe rezultatet pozitive. Toni Freixa, njëri prej kanditatëve, ka konfirmuar.

Ne patëm një bisedë shumë të përzemërt me Koeman rreth transferimit të Eric Garcia, por ai do të mbërrijë në fund të sezonit falas”.

 

Barcelona do të ketë probleme të tjera për dy ndeshjet e ardhshme, ku do të jenë edhe pa yllin e tyre, Lionel Messi, i cili u ndëshkua me karton të kuq.

 


Alsat

Continue Reading

Sport

Lazio insiston për Mustafin

Published

on

Skuadra e Lazios nuk e ka ndërmend të heqë dorë nga transferimi i qendërmbrojtësit të Arsenalit, Shkodran Mustafi.

Mediumet italiane kanë raportuar të mërkurën se Mustafi në parim ka arritur marrëveshje me Lazion, që ka nisur negociatat me Arsenalin për lirimin e tij. Mustafi ka kontratë me ekipin londinez deri në fund të këtij edicioni dhe te Lazio janë të gatshëm të ofrojnë rreth pesë milionë euro dëmshpërblim për shërbimet e tij.

Mustafi 28-vjeçar këtë edicion nuk ka pasur hapësirë të madhe tek Arsenali duke regjistruar vetëm nëntë paraqitje në të gjitha garat dhe është i gatshëm të largohet nga ekipi londinez gjatë këtij muaji për një përvojë tjetër në karrierë.

Ai është pjesë e Arsenalit prej verës së vitit 2016 kur iu bashkua nga Valencia për 41 milionë euro. Mustafi karrierë ka bërë edhe te Sampdoria.

Alsat

Continue Reading

Trending