Maqedoni
Emisioni “Poligraf” në Alsat, ndër emisionet më të shikuara – Alsat
Published
4 years agoon
By

Gazetare: Evi Shkopi
Për 24 të hëna emisioni “Poligraph” që u transmetua në televizionin Alsat ka shpalosur dezinformatat, konstatimet e pabaza, idetë konspirative qëllimi i të cilave është të manipulojnë me opinionin, duke treguar hapur se si qëndron e vërteta. Ky projekt, i cili u mbështet nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, rezultoi jashtëzakonisht i suksesshëm, duke u pozicionuar ndër emisionet më të ndjekura, jo vetëm në Alsat. Petrit Saraçini, nga Instituti për Media dhe Analitikë, i cili këto 24 javë punoi me ekipin e tij për të kërkuar të vërtetën, tha se suksesi i këtij emisioni dëshmoi se sa të interesuar janë qytetarët të mësojnë se si të dallojnë një dezinformatë dhe si të kërkojnë të vërtetën.
“Janë një rrezik për demokracinë në vendet përparimtare, perëndimore, kyçur këtu edhe Maqedoninë e Veriut. I vënë ata në pozitë të mos ta kenë të qartë se çfarë është dhe çfarë nuk është e vërtetë. Kjo huti, krijon mosbesim në institucionet e shtetit, mosbesim përgjithësisht në media, mosbesim në mbarë atë që shtjellohet si informacion publik. Janë rrezik edhe për vet ekzistimin e mediave profesionale, për shkak se publiku po ik prej tyre, duke u bërë pre e informative sensacionale që i tërheqin vëmendjen. Dhe kjo është luftë e mediave profesionale me mediat jo profesionale. Është luftë për informim të drejtë, është luftë për lirinë e informacionit është luftë për demokracinë në përgjithësi”, tha Petrit Saraçini-Instituti për Media dhe Analitikë.
Vitin e fundit dominuan dezinformatat që lidheshin me agresioni e paprovokuar të Rusisë ndaj Ukrainës.
“Kishte po ashtu një mori dezinformatash të cilat lidheshin me negociatat e Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian. Ka një mori dezinformatash që lidhen me luftën mes aktorëve politik në Maqedoninë e Veriut. Partitë politike për fat të keq veprojnë në një mënyrë propagandistike, duke tentuar t’i bëjnë dëm kundërshtarit politik, shpesh përdorin dezinformata apo të pavërteta”, deklaroi Petrit Saraçini-Instituti për Media dhe Analitikë.
Saraçini tha se luftë dezinformatave duhet t’u shpallin të gjithë, që nga qytetarët, deri tek institucionet dhe aktorët politik, por mediat duhet të jenë të vetëdijshme për etikën dhe standardet profesionale për të verifikuar lajmin para se ta publikojnë atë dhe të mos vrapojnë pas sensacionalizmit, por pas profesionalizmit. /Alsat.mk
You may like

Regjisori Michael Mann qëllon veten me armë zjarri aksudentalisht gjatë stërvitjes në poligon, dërgohet në spital

Heidi Klum pranon se mbante një pelenë poshtë kostumit të saj të çuditshëm të Halloween-it sepse nuk mund të shkonte në banjo

Këngëtarja dhe humanistja Antigona Bajrami prek me mesazhin e saj për Arlindën

“Thonë që ju ka marrë malli”, Ledion Liço paralajmëron sezonin e ri të Big Brother VIP Albania

Filmi “Odisea” është filmi ndërkombëtar më i suksesshëm i Universal: Ai fitoi 1.17 miliardë dollarë

Kourtney Kardashian dhe Travis Barker rikrijojnë Tony Montana dhe Elvira Hancock për Halloween










