Showbiz
Eminem i kërkon falje Rihannës në albumin e ri
Published
6 years agoon
By
admin
Eminem ka publikuar një album të ri surprizë, të titulluar, “Music to Be Murdered By”.
Reperi i lindur në Detroit e publikoi këtë album të enjten në mesnatë. Albumi, i prodhuar nga Eminem dhe bashkëpunëtori i tij prej një kohe të gjatë Dr. Dre, përfshin gjithashtu emrat e njohur në të si: DJ Premier, Ty Dolla $ ign dhe Sly Pyper.
Eminem gjithashtu mori një qasje të publikimit surprizë ndaj dy albumeve të tij të mëparshëm “Music to Be Murdered By”, të publikuar në janar dhe “Kamikaze”, të publikuar në vitin 2018, shkruan CNN.
Në mesin e 16 këngëve të reja është edhe “Zeus”, një këngë në të cilën reperi i kërkon falje Rihannës mbi tekstin dekadë të vjetër për Chris Brown që doli në vitin 2019.
Në këngë, Eminem shprehet se “anoi” nga Brown pasi ky i fundit u shpall fajtor për sulmin që ia kishte bërë ish-të dashurës së tij, Rihannës, në vitin 2009.
Teksti i këngës citon: “Por, mua, për sa kohë që unë përsëri premtoj të jem i sinqertë / Dhe me gjithë zemër, kërkoj falje, Rihanna; Për atë këngë që rrjedhi, më falni, / Nuk kishte për qëllim t’ju shkaktonte hidhërim. Pavarësisht, ishte gabim për mua”.
Spekulimet se një album i ri i Eminemit po publikohej, qarkulluan thuajse gjatë gjithë javës në rrjetet sociale. /Telegrafi/
You may like

Vëllai i Meghan Markle përfshihet në hetimet për pornografi me fëmijë, dëshmitarët pretendojnë se në shtëpinë e tij dërgoheshin vajza të mitura

Zendaya kujtoi pjesën më të vështirë të xhirimeve të “Dune: Part Three”: Thjesht po djersisja

“Kur t’i vijë koha”, Shqiponja flet për strategjinë e saj në Big Brother

Komploti terrorist që anuloi koncertet e Taylor Swift në Vjenë po bëhet dokumentar – publikohet në vitin 2027

Ambasada e Kosovës në Itali fton diasporën të mbështesë filmin “Shame and Money” në Romë

Akili i bindur: Kam hyrë për fitore dhe do të arrijë










