Showbiz
Einxhel rrëfen rrugëtimin e saj në Big Brother VIP, flet edhe për lidhjen e Beatrixit me Donaldin: Po vërtetohen ato që kam thënë brenda shtëpisë
Published
5 years agoon
By
admin
Moderatorja e njohur, Einxhel Shkira është një prej katër finalisteve të Big Brother VIP.
Prezantuesja ka rrëfyer për herë të parë për rrugëtimin e saj në shtëpinë e famshme në emisionin “Wake Up”’ në Top Channel.
Përveç tjerave, Einxhel ka komentuar edhe lidhjen shumë të përfolur të këngëtares, Beatrix Ramosaj dhe aktorit Donald Veshaj.
Foto: Einxhel Shkira/Instagram
Të dy filluan romancën gjatë qëndrimit në BB VIP, por ata i dhanë fund marrëdhënies së tyre menjëherë pas përfundimit të spektaklit.
E pyetur për këtë, Einxhel tha se gjithmonë ka patur dyshime për lidhjen e tyre, prandaj edhe kanë dalë parashikimet e saj.
“Vazhdojnë të vërtetohen ato që kam thënë brenda shtëpinë dhe kam patur të drejt në ato që kam thënë, në trurin tim unë asnjëherë nuk jam shkëputur me botën e jashtme kur isha brenda, gjithmonë doja të isha aktuale me situata që po ndodhnin dhe e drejtpërdrejtë”, ka thënë Einxhel.
Ndërkohë, Shkira tha se nuk është takuar me këngëtaren pas daljes nga BBV, por që ka komunikuar me të.
“Trixën nuk e kam takuar. Por e kam ditur se do të jetë pak më e rënduar. Kam komunikuar me Trixën, edhe brenda kam qenë e merakosur për të. Kjo nuk vjen vetëm nga BB VIP, por është edhe nga natyra e Trixës që është shumë e tërhequr nga daljet publike. Mendoj se edhe Trixa ka zgjedhur një lloj izolimi për të qenë më e qetë që të bëhet gati kur të dalë”, u shpreh Einxhel.
Kujtojmë që Einxhel po e shijon romancën me ish-banorin tjetër, DJ Dagz edhe pas përfundmit të Big Brother VIP. /Telegrafi/

Foto: Einxhel Shkira/Instagram
You may like

“Imagjino me ta çu Zoti nusen si kjo, nuk kisha dalë kurrë prej shpisë”, Akili i shpreh pëlqimin Kledjës

Demi Moore, Pamela Anderson dhe Hailey Bieber në një vend: Cila shkëlqeu më shumë në natën e glamurit në New York?

“Mos ma drejto mua gishtin!”, përplasen në debat Anjeza dhe Zoja

Ridvan Murati krenar pas suksesit të Shqip Up Festival në Cyrih: Çfarë publiku fenomenal kemi!

Pasi hoqi syzet në Big Brother VIP Kosova, menaxhmenti i Bejtës del me një sqarim

Vera Wang sfidon moshën me paraqitjen provokuese në tapetin e kuq










