Showbiz
“Edhe unë jam Klodiani”, Stresi i bashkohet protestës për vrasjen e 25 vjeçarit nga policia
Published
6 years agoon
By
admin
Arkimed Lushaj apo siç njihet me emrin artistik Stresi, ka qenë po ashtu i pranishëm në protestën e thirrur pasditen e sotme (e mërkurë) para Ministrisë së Brendshme në Tiranë për të dënuar vrasjen e 25 vjeçarit, Klodian Rasha.
“Edhe unë jam Klodiani”, ka thënë Stresi në fillim të protestës.
Të pranishmit bënë thirrje që protesta të vijojë edhe përtej orës 22:00, kur nis ndalimi i qarkullimit.
Foto: Ora News
“Kush po pjerdh për lëvizjen e tyre? Nuk e kemi problem as orën 22, as 23 dhe as 24. Nuk i trembemi jo këtij këtu por as atij të gjatit që duhet me e kap me këtë cepin e çadrës këtu. Ne jemi këtu”, vazhdoi më tej reperi i njohur.
I njëjti më pas kërkoi një minutë heshtje për të riun që mbeti viktimë dhe për familjen e tij, para se të vijonin marshimin drejt Ministrisë së Brendshme.
“Të gjithë jemi Klodiani sot”, shtoi ai.
Më pas pjesëmarrësit shpërthyen me thirrjet “Turp turp”, “ik ik”, “poshtë komunizmi”.
Lidhur me këtë ngjarje, reagimet ishin të shumta edhe nga personazhe të tjera të famshme shqiptare. /Telegrafi/

Foto: Ora News
You may like

Regjisori Michael Mann qëllon veten me armë zjarri aksudentalisht gjatë stërvitjes në poligon, dërgohet në spital

Heidi Klum pranon se mbante një pelenë poshtë kostumit të saj të çuditshëm të Halloween-it sepse nuk mund të shkonte në banjo

Këngëtarja dhe humanistja Antigona Bajrami prek me mesazhin e saj për Arlindën

“Thonë që ju ka marrë malli”, Ledion Liço paralajmëron sezonin e ri të Big Brother VIP Albania

Filmi “Odisea” është filmi ndërkombëtar më i suksesshëm i Universal: Ai fitoi 1.17 miliardë dollarë

Kourtney Kardashian dhe Travis Barker rikrijojnë Tony Montana dhe Elvira Hancock për Halloween










