Showbiz
Edhe Mozzik ankohet për idenë e hyrjes me pagesë në Prishtinë: Të mjerët ne
Published
6 years agoon
By
admin
Ka tash e sa ditë që ideja e propozuar nga kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, që të bëhet me pagesë hyrja në qendër të kryeqytetit, është bërë temë diskutabile.
Megjithëse ka pasur reagime të shumta, Komuna e Prishtinës ka propozuar që kjo ide po bëhet në të mirë të ambientit, për të shmangur trafikun e ngarkuar në Prishtinë.
Mes shumë reagimeve e ironi të ndryshme nga faqet satirike, një reagim interesant ka ardhur edhe nga reperi Mozzik.
Foto: Mozzik/Instagram
Reperi ferizajas, emri i vërtetë i të cilit është Gramos Aliu, ka shkruar një status në rrjetin social Facebook, me ironi se nga ky vendim mund të pritet që të ketë edhe pako të leverdishme për qytetarët, me hyrjen me pagesë që po planifikohet.
“Paskan me bo 10 euro me pagu hyrjen kush vjen nga qytetet tjera në Prishtinë, interesant me siguri e bëjnë edhe ndonjë pako: Shembull : ”12 euro ” 10 euro hyrja edhe 2 euro, 5 ari tokë #MjertNa”, ka shkruar Mozzik në Facebook.
Kujtojmë që reperi 24-vjeçar ka qenë ndër emrat më të pëlqyer të hip-hopit këtë verë. /Telegrafi/
You may like

Zendaya kujtoi pjesën më të vështirë të xhirimeve të “Dune: Part Three”: Thjesht po djersisja

Komploti terrorist që anuloi koncertet e Taylor Swift në Vjenë po bëhet dokumentar – publikohet në vitin 2027

Ambasada e Kosovës në Itali fton diasporën të mbështesë filmin “Shame and Money” në Romë

Ylli i Beverly Hills ndahet nga jeta në moshën 50-vjeçare

Nichi i kërkon falje Anjezës pasi i përmendi të dashurin, veprimi që zemëroi atë

Bie alarmi i parë në shtëpinë e BBVK-së, zbulohet për çfarë bëhet fjalë










