Showbiz
Dua Lipa publikon klipin e ri “Sweetes Pie”, vjen në skena provokuese me Megan Thee Stallion
Published
5 years agoon
By
admin
Megan Thee Stallion dhe Dua Lipa kanë publikuar këngën dhe klipin e tyre më të ri me titull “Sweetes Pie”.
Ato u lajmëruan në Instagram për të publikuar disa fotografi nga skena të ndryshme të klipit, në të cilin janë shfaqur mjaft provokuese.
Për klipin e tyre u kujdes regjisori Dave Meyers, në të cilin Megan u shfaq me një veshje lëkure të zezë dhe me një kapele të zezë.
Në një skenë në klip, artistja muzikore, emri i plotë i së cilës është Megan Jovon Ruth Pete, veshi një fustan floriri me shumë nivele ndërsa kërcente së bashku me këngëtaren Lipa.
Megan ka promovuar shumë klipin, i cili ka një temë ëmbëlsirash, gjatë gjithë javës në rrjetet e saj sociale.
Të dielën, ajo publikoi një fotografi me katër ëmbëlsira, dy me imazhin e saj dhe dy me atë të Lipës.
Edha Dua dukej tejet provokuese në shumë prej skenave të klipit, duke theksuar linjat e saj trupore.

Këngëtarja Thee Stallion do t’i bashkohet Lipës më 15 mars në “Ball Arena” në Denver, më 17 mars në “BOK Center” në Tulsa dhe 20 mars në “Footprint Center” në Phoenix – në kuadër të turneut “Future Nostalgia” të këngëtares shqiptare.
Lipa ka mirëpritur gjithashtu mysafirë specialë si: Caroline Polachek dhe Lolo Zouaī në datat e turneut të saj. /Telegrafi/




You may like

Babai i Meghan Markle lirohet me kusht pas arrestimit nën dyshimet për posedim të materialeve pornografike me të mitur

Dion Mala – i eliminuari i parë i edicionit të pestë të Big Brother VIP Kosova

“A të kujtohet çfarë ke thënë për gruan e Granit Xhakës? Loredanën”, thellohen akuzat ndaj Jonës në spektaklin ‘prime’ të BBVK 5

“Prej teje kam dashur ta vras veten, i kam katër fëmijë”, përplasje e ashpër mes Jonës dhe një prej viktimave të grupit të saj

“Unë të pres” – surprizë emocionuese për Anjezën nga i dashuri i saj polic në Big Brother VIP Kosova 5

“Kjo është skandaloze”, Rudina kritikon ashpër Nichin për deklaratën ndaj Anjezës










