Showbiz
Dua Lipa publikon klipin e ri “Fever” në bashkëpunim me Angele
Published
6 years agoon
By
admin
Artistja shqiptare me renome ndërkombëtare, Dua Lipa, ka publikuar klipin e këngës “Fever”.
Kënga e cila vjen në bashkëpunim me këngëtaren belge, Angele, është pritur shumë mirë nga fansat e shumtë të dyshes.
Klipi i këngës është xhiruar në Londër, teksa në të dy vajzat shfaqen mjaft atraktive dhe me stil teksa interpretojnë këngën e tyre të përbashkët.
Mediumi britanik The Sun kishte raportuar javë më parë se xhirimet e klipit “Fever” ishin ndërprerë, për shkak se Dua dhe stafi i saj kishin shkelur rregullat e COVID-19 gjatë xhirimeve.
Mirëpo vet artistja me prejardhje nga Kosova e mohoi një gjë të tillë, duke thënë se nuk është e vërtetë që policia ndërpreu xhirimet dhe se ka nisur një procedurë gjyqësore ndaj mediumit në fjalë.
Dua përndryshe ka qenë shumë aktive këtë vit në muzikë, duke publikuar në mars albumin e saj të dytë “Future Nostalgjia”, i cili aktualisht renditet si albumi i më i dëgjuar i vitit në Spotify i një artisteje femër. /Telegrafi/
Kopertina e albumit “Future Nostalgia” nga Dua Lipa (Foto: Dua Lipa/Instagram)
You may like

DiCaprio si ujku dhe Vittoria si Kësulëkuqja, çifti zgjedh përrallën për Halloween

Heidi Klum shndërrohet në një dorë të prerë për Halloween

Supermodelja Lara Stone zbulon diagnozën e rëndë: Po trajtohet për kancer në gji

Lily Allen feston një vit nga albumi “West End Girl”, pozon me fustan të artë

Elita 5 ndez atmosferën në edicionin e pestë të Shqip Up Comedy Festival

Në krahët e babit, Lotina publikon momentin e ëmbël të Mozzikut me Oz-in -Sinjali










