Showbiz
Drew Barrymore shpërndan një fotografi pa makijazh për ditëlindjen e saj të 47-të
Published
5 years agoon
By
admin
Drew Barrymore ka vendosur ta festojë ditëlindjen e saj duke publikuar një fotografi, në të cilën ka pozuar pa makijazh, ndërsa dukjen natyrore e ka përshkruar me fjalinë se ashtu duket në moshën 47 vjeçare.
Aktorja, e cila po iu afrohet të pesëdhjetave, duke pozuar pa grim për një ‘selfie’ ditëlindjeje, tregoi bukurinë natyrale me vetëm disa rrudha të dukshme.
Ylli i filmit “Never Been Kissed” në një deklaratë të mëhershme kishte rrëfyer arsyen pse asnjëherë nuk ka gënjyer për moshën e saj.
(Foto: Instagram/drewbarrymore)
“Mendoj se nuk do t’ia kisha dalë. Asnjëherë nuk kam shkuar në një takim me të panjohur dhe asnjëherë nuk kam gënjyer për moshën time… Është diçka që asnjëherë nuk më është dashur ta bëj”, kishte deklaruar Drew në segmentin e saj Dear Drew në Entertainment Tonight.
Barrymore është e angazhuar në televizionin CBS, ku e udhëheq emisionin e mëngjesit, ndërsa kohë më parë ka folur hapur për luftën e saj kundër vartësisë nga alkooli që e ka përcjellë që nga fillimi i karrierës. /Telegrafi/
You may like

Dion Mala – i eliminuari i parë i edicionit të pestë të Big Brother VIP Kosova

“A të kujtohet çfarë ke thënë për gruan e Granit Xhakës? Loredanën”, thellohen akuzat ndaj Jonës në spektaklin ‘prime’ të BBVK 5

“Prej teje kam dashur ta vras veten, i kam katër fëmijë”, përplasje e ashpër mes Jonës dhe një prej viktimave të grupit të saj

“Unë të pres” – surprizë emocionuese për Anjezën nga i dashuri i saj polic në Big Brother VIP Kosova 5

“Kjo është skandaloze”, Rudina kritikon ashpër Nichin për deklaratën ndaj Anjezës

Melania Trump ngatërrohet gjatë fjalimit në Shtëpinë e Bardhë, vështirësi në shqiptimin e disa fjalëve në anglisht










