Showbiz
Drake ndryshon pamjen, prezanton stilin e ri të flokëve
Published
5 years agoon
By
admin
Drake ka bërë një ndryshim në pamje të cilin e prezantoi së fundmi.
Krijuesi i hitit “Know Yourself” e nisi fundjavën duke hyrë në InstaStory për të zbuluar një model flokësh me gërsheta.
Drake postoi një ‘selfie’ përpara se të pozonte për një tjetër foto në pasqyrë që i jepte një vështrim më të mirë pamjes së tij të re.
Për foton e pasqyrës, ylli i “Certified Lover Boy” qëndroi përballë murit prej mermeri të zi, me sa duket në një banjë, dhe e anoi kokën poshtë.
Drake kishte veshur një xhup të zi me jakë të zezë, të vendosur mbi një bluzë të bardhë dhe të stiluar me disa pantallona të zeza, shkruan DailyMail.

Ai përshtati pamjen e tij me një zinxhir diamanti që binte në sy, ku shkruhej “Certfified Lover Boy”, i cili është emri i albumit të tij të fundit në studio që u publikua në shtator 2021, në një varëse në formë zemre.
Kujtojmë që pavarësisht komenteve të përziera nga kritikët, albumi i gjashtë në studio i Drake ishte një sukses komercial. Ai debutoi në vendin e parë në Billboard 200.

Foto: Drake/Instagram
Aubrey Drake Graham (emri i plotë) edhe aktualisht po punon për muzikën e re pasi është parë duke hyrë dhe duke u larguar nga një studio regjistrimi në Los Angeles javët e fundit.
Në fillim të këtij viti, producenti DJ Khaled premtoi se ai dhe Drake po punonin për diçka ‘të veçantë’.

“Unë dhe Drake – para së gjithash, ne jemi vëllezërit, kjo është familja. Dhe 2022, nëse po pyet Khaled dhe Drake kanë diçka? Sigurisht, ne gjithmonë do të kemi diçka. E dini, ne jemi familje”, tha ylli “All I Do Is Ëin” në një intervistë të postuar në faqen e tij në Instagram më 16 janar.
“Por duhet të dalë në një mënyrë të caktuar. Më duhet ta nxjerr atë në botë në një mënyrë të caktuar, sepse projektet tona janë të veçanta. Nuk do t’ju them kur, por do t’ju them kur të vijë… po vjen, mund ta dëgjoni”, shtoi ai. /Telegrafi/
You may like

Labinot Haxhiu ua kthen me ironi Ludo Lee dhe Labinot Rexhës, përdor të njëjtën këngë për kundërpërgjigje

Dikur shiste petulla në plazh, sot drejton një perandori miliardëshe: Tradhtia që i shkatërroi martesën dhe jeta e Kris Jenner

Fero zbulon pse nuk pranoi të bëhej pjesë e Big Brother VIP Kosova: Nuk kam nevojë për lejen e askujt

Nicola Peltz kritikohet shumë për pamjen, fansat shprehin shqetësim për të

Dasmë më datë 5? Selin Bollati zbulon të vërtetën për të dhe DJ Gimbon

Sulmet dhe akuzat e rënda ndaj Jonës – familja del me reagim










