Showbiz
Donaldi nis pushimet në Gjermani, publikon foto përkrah Blerim Destanit
Published
5 years agoon
By
admin
Aktori i njohur, Donald Veshaj ka qenë ndër personazhet publike më të komentuara muajve të fundit.
Ai u përfol vazhdimisht që nga pjesëmarrja e tij në Big Brother VIP, ndërsa edhe pas daljes nga shtëpia e famshme aktori është në fokus të mediave rozë.
Donaldi ndonëse nuk ka qenë aktiv në rrjetet sociale pas përfundimit të spektaklit, ai së fundmi ka treguar se ndodhet jashtë Shqipërisë.
Foto: Donald Veshaj/Instagram
Përmes disa imazhe që ndau me fansat në Instagram, Donaldi zbuloi se ka udhëtuar drejt Gjermanisë dhe bashkë me vëllain e tij binjak, Romeo ndodhen për vizitë te miku i tyre dhe aktori i famshëm shqiptar, Blerim Destani.
“Më shumë ide sesa kohë”, ka shkruar Donaldi në mbishkrimin e fotos.

Foto: Donald Veshaj/Instagram
Ndërkohë, një imazh përkrah vëllezërve ka publikuar edhe vetë Blerimi, i cili ka treguar mbështetjen e tij për Donaldin edhe gjatë kohës kur ai ishte në BB VIP.

Foto: Donald Veshaj/Instagram
Ndryshe, kujtojmë që kohëve të fundit u tha se Donaldi i dha fund lidhjes me Beatrix Ramosaj, me të cilën u lidh gjatë rrugëtimit të tyre në shtëpinë e Big Brother VIP.
Dyshja nuk janë parë së bashku që nga finalja e madhe e spektaklit, madje edhe kanë larguar njeri-tjetrin nga Instagrami. /Telegrafi/
You may like

Ftohen raportet mes Dafinës dhe Yllit? Veprimi në Instagram ngre dyshime për krisjen e miqësisë së tyre -Sinjali

Kriset miqësia mes Dafina Zeqirit dhe Yll Limani?

Maluma do të performojë në Kosovë vitin e ardhshëm, këngëtari kolumbian e konfirmon Prishtinën si një nga destinacionet e turneut

Babai i Meghan Markle arrestohet për pornografi me fëmijë, dërgohet në azil pleqsh

Russell Brand rrezikon të humbasë miliona euro pas shpalljes fajtor për përdhunim dhe sulme seksuale

Kris Jenner festoi ditëlindjen e 71-të, vajzat e saj të famshme e befasuan me një tortë dhe mesazhe emocionuese










