Showbiz
Don Xhoni merr dhuratë me dedikim nga e dashura ruse: Përgjithmonë bashkë
Published
5 years agoon
By
admin
Reperi nga Kosova, Don Xhoni prej kohësh ka konfirmuar romancën me modelen ruse, Ariana Lirey.
Dyshja u takuan për herë të parë në Dubai dhe nga atje ndan fotografi të përbashkëta duke zyrtarizuar lidhjen.
Por, ndonëse janë larg njëri-tjetrit ata nuk lënë anash dedikimet në rrjetet sociale, madje as dhurata, për të treguar dashurinë dhe përkushtimin.
Foto: Don Xhoni/Instagram
Këtë herë ishte modelja ajo që ka bërë një dhuratë të veçantë për reperi nga Drenica, i cili e postoi edhe në InstaStory.
Don Xhoni shihet me një shkrepës ngjyrë arë në dorë në të cilën është e stampuar shkrimi: Përgjithmonë bashkë.
Ndërkohë, çifti janë përfshirë edhe në zhvillimet e fundit në Ukrainë e cila prej pesë ditësh po përballet me agresionin rus.

Foto: Don Xhoni/InstaStory
Të dy janë shprehur kundër luftës atje, duke ndarë postime të ndryshme nga situata që ndodhet populli ukrainas.
Ndryshe, kujtojmë që kënga e fundit e reperit është bashkëpunim me Butrint Imerin “Corazon” që u publikua në dhjetor të vitit që lamë pas. /Telegrafi/
You may like

“Nuk dua të hyj në gjynah”, Xuxi flet për banorët që po mbajnë namaz në Big Brother VIP Kosova 5

Chris Pratt jetonte në një furgon para se të hynte në Hollywood: Kur takoi regjisorin e famshëm, jeta e tij ndryshoi

Kim Kardashian planifikon ta përsërisë provimin e jurisprudencës, një vit pasi dështoi në përpjekjen e saj të parë

Kledja Muçaj mahnit me linjat teksa bëri sfilatën për “Miss dhe Mister Big Brother VIP Kosova”

Këngëtarja e njohur amerikane i vuri flakën rrjetit, duke pozuar lakuriq në vaskë

“Babi më tha pse nuk më ke tregu”, Doresa rrëfen mes lotësh për bullizimin që iu është bërë nga grupi në Facebook para disa viteve










