Connect with us

Sport

Do të shfaqen edhe shtatë filma/dokumentarë sportivë nga Kosova – Bota Sot

Published

on

Festivali i 38-të Botëror i Filmit Sportiv “Milano 2020”, i paraparë të organizohet prej 7-11 nëntor në Milano të Italisë do të mbahet vetëm online, pas masave strikte të marra nga Qeveria e Italisë, shkaku i përhapjes së pandemisë Covid 19.

Gjatë Festivalit pesë ditësh, do të shfaqen edhe shtatë filma/dokumentarë sportivë nga Kosova, të cilët u shfaqën edhe në Festivalin e 1-rë Ndërkombëtar të Filmit Sportiv “Prishtina 2020”, të organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës.

Të shtatë filmat/dokumenarët tanë janë në konkurrencë me qindra filma të 123 shteteve për të fituar çmime.

Orarin dhe shfaqjen e filmave tanë dhe të tjerëve mund ta gjeni duke shkarkuar katalogun e Federatës Ndërkombëtare të Kinemasë Televizive Sportive.

Alsat