Connect with us

Business

Deputetët shqiptarë diskutojnë për rregullimin e tregut të kriptovalutave: Jemi shumë vonë

Published

on

Vonesa në nxjerrjen e akteve nënligjore që plotësojnë tërësisht kuadrin rregullativ të Ligjit për Tregjet Financiare bazuar në Teknologjinë e Regjistrave të shpërndarë që legjitimon përdorimin e kriptovalutave në Shqipëri të kanë ngjallur diskutime në Komisionin e Ekonomisë.

Kryetari i komisionit, Anastas Angjeli ka kërkuar nga institucionet përkatëse që të bëhet sa më parë finalizimi i tyre për t’i hapur rrugë zbatimit të Ligjit.

“Do ju lutesha shumë të përshpejtoni punën për të kompletuar të gjitha aktet e nevojshme nënligjore që ligji ju ka ngarkuar sepse të gjitha afatet kanë kaluar dhe zhvillimet në treg sa vijnë edhe po rriten. Tashmë duhet të futet në rolin e vet edhe QKB pasi duket se do ketë kërkesa për t’u future në këtë treg”, tha Angjeli.

Komisioni ka miratuar edhe ndryshimet e Ligjit për Licencat, ku veç AKSHI-t dhe AMF-së që janë dy institucionet që do të lëshojnë licencat përkatëse për ushtrimin e veprimtarisë në monedhat virtuale, pjesë e procesit do të jetë edhe Qendra Kombëtare e Biznesit në rolin e regjistruesit.

“Ligji i ka të përcaktuara se kush i lëshon licencat. Ka përcaktuar procedurat, mënyrën e aplikimit. Tani QKB çfarë roli luan?”, shtoi Angjeli.

“QKB shton vetëm fushën dhe kategorinë dhe institucionet plotësojnë regjistrin për licencat që japin dhe ato që pezullohen në bazë të ligjit. Gjithë aplikimi i personave do drejtohet të AMF dhe AKSHI”, u shpreh përfaqësuesja e AMF.

Sipas përfaqësuesve të AKSHI-t dhe AMF aktualisht nuk ka asnjë kërkesë për licencim nga subjekte vendase apo të huaja për ushtrimin e veprimtarisë në fushën e kriptovalutave. 

Alsat