
Maqedoni
Deponia “Rusino” nuk fillon punë para muajit prill – Alsat
Published
6 years agoon
By
admin
Edhe pse u paralajmërua për në janar, ndërmarrja e përbashkët që do menaxhojë me deponinë Rusino nuk do fillojë me punë të paktën deri në prill. Në terren nuk kanë filluar ende punimet për vendosjen e peshores për matjen e kamionëve, pasi komunat do të paguajnë varësisht nga sasia e mbetjeve që do të hedhin në deponi. Drejtori i Ndërmarrjes së përbashkët të Pollogut Besim Dogani, thotë se vonesat kanë ndodhur për shkak të festave por as komunat nuk i kanë bërë pagesat.
“Komunat e kanë ende të ndaluar të hedhin mbeturina në Rusino sepse paraprakisht duhet kryer disa procedura të cilat u vonuan për disa arsye. Sa i përket pjesës së dokumentacionit, ne të gjitha i kemi përpiluar, duke filluar nga statuti, sistematizimi, dokumentet përcjellëse programi për punë, programi për furnizime publike tjera. Gjithçka do varet tani nga shpejtësia e komunave në shpërndarjen e mjeteve që i kanë marrë si obligim- deklaroi Besim Dogani, Drejtor i Ndërmarrjes së Pollogut për menaxhim me Rusinon.
Në buxhetet e komunave, është e paraparë të bëhet pagesa e mjeteve për ndërmarrjen e përbashkët, por një pjesë e tyre, mjetet do i lëshojnë nga fundi i muajit të ardhshëm. vonesën në lëshimin e mjeteve, e arsyetojnë me festat e fundvitit, por edhe me vonesat në miratimin e buxheteve të tyre, nga ana e ministrisë së Financave.
“Në bazë të planit të paraparë dhe marrëveshjes së arritur mes komunave të rajonit të Pollogut, komuna jonë detyrimet e saja që janë të parapara mendon t`i realizojë me fillimin e muajit mars- tha Ibrahim Mamuti, Komuna e Vrapçishtit
Financuesit më të mëdhenj të kësaj ndërmarrjeje por njëkohësisht edhe shfrytëzuesit më të mëdhenj të saj, janë komuna e Tetovës dhe ajo e Gostivarit, të cilat duhet të ndajnë rreth 200.000 euro, ndërsa komunat e tjera, shumën e participimit e kanë të llogaritur për kokë banori. Deri tek ujdia për themelimin e një ndërmarrjeje të përbashkët dhe krijimin e një deponie të përbashkët për Pollogun, erdhi si pasojë e krijimit të deponive jolegale në thuajse secilën komunë.
Bashkim Sulejmani
You may like

Sulmet dhe akuzat e rënda ndaj Jonës – familja del me reagim

Elijona Binakaj reagon me ironi pasi Anjeza refuzoi ta përshëndeste në Big Brother

Ndahet nga jeta aktori dhe regjisori shqiptar, Gjergj Mena

“Ju jeni të tmerrshëm!”, Leonora Jakupi reagon ndaj raportimeve të rreme për ndarjen nga partneri

Djali i Britney Spears, Sean Preston dhe e dashura rikrijojnë pamjen e Pamela Anderson dhe Tommy Lee për Halloween

Violetë Kukaj mahnit me paraqitjen e fundit, këngëtarja 57-vjeçare tërheq vëmendjen me ‘look-un’ e saj










