Connect with us

Showbiz

Del për shëtitje nga arresti shtëpiak, Fjolla Morina surprizohet nga i dashuri

Published

on

Këngëtarja e njohur, Fjolla Morina, po shijon në maksimum romancën me të dashurin e saj, Fisnik Sylën, shkruan Gazeta Sinjali.

Ditë më parë ajo bëri të ditur se i tha ‘PO’ një propozimi për martesë, teksa gjatë tërë javës vazhdimisht ka publikuar fotografi me të dashurin në rrjetet sociale.

Së fundmi, Morina ndau me ndjekësit e saj një fotografi të një buqete të madhe me lule, të cilën e ka pranuar dhuratë nga biznesmeni.

“Baby im është duke më befasuar çdo ditë”, shkroi ajo në mbishkrimin e fotografisë.

Më pas, e njëjta publikoi edhe një video të realizuar në veturë me partnerin e saj, me çka tregoi se kishte dalë jashtë nga banesa e saj në Kukës, ku vuan dënimin e arrestit shtëpiak.

Ajo e vuan dënimin 30 ditor pas vendimit të Gjykatës së Kukësit, deri në pritje të një vendimi tjetër për rastin e zënies me armë zjarri, pas kalimit të kufirit Kosovë-Shqipëri në muajin shtator.

Fjolla përndryshe është nënë e dy vajzave, Lediana dhe Alayah, teksa lidhja me Fisnikun është e para që ajo e ka bërë publike. /Gazeta Sinjali/