Showbiz
Deklarata e keqkuptuar e Rovena Stefës mbi konfliktin Ukrainë-Rusi, reagon këngëtarja: Jam çdo herë kundër luftës kudo që ndodh ajo
Published
5 years agoon
By
admin
Këngëtarja e njohur shqiptare, Rovena Stefa, ditë më parë ka bërë një reagim publik në InstaStory, ku ka komentuar zhvillimin aktual botëror – atë të luftës Ukrainë-Rusi.
Ajo ua rikujtoi shqiptarëve se si Ukraina kishte ndihmuar në armatimin e agresorit serb në kohën e Luftës së Kosovës (1997-1999).
E njëjta kishte vënë në pah faktin se Ukraina nuk e ka njohur Pavarësinë e Kosovës – dhe ka mjaftuar kjo deklaratë që të krijohet një keqkuptim në media mbi qëndrimin e saj.
Foto: Rovena Stefa/Instagram
E kontaktuar nga Telegrafi, Rovena tha se me shqetësim ka pranuar reagime të shumta nga njerëzit në rrjetet sociale, duke e etiketuar qëndrimin e saj si pro-ruse apo pro luftës që po ndodh.
“Unë kam dhënë një fakt për kujtesë shqiptarëve që Ukraina para pak vitesh dërgoi ushtarë që luftuan kundër shqiptarëve e për llogari të serbëve. Kjo nuk do te thotë se jam kundër Ukrainës apo se e përkrah luftën apo se jam pro Rusisë. Jam çdo herë kundër luftës kudo që ndodh ajo. Por të kemi kujdes ne si shqiptarë përpara se të nisemi të luftojmë për një vend tjetër, aq më tepër kur ai vend na ka sulmuar jo më larg se disa vite më parë”, ka thënë Rovena Stefa.

Foto: Rovena Stefa/Instagram
Konflikti Ukrainë-Rusi përndryshe vazhdon të jetë kryetemë e momentit si në mediat vendore ashtu edhe ato ndërkombëtare.
Deri më tani nuk është raportuar për ndonjë qetësim të situatës, gjersa populli ukrainas mbesin me shpresën që etja ruse do të mbarojë sa më parë. /Telegrafi/
You may like

“A të kujtohet çfarë ke thënë për gruan e Granit Xhakës? Loredanën”, thellohen akuzat ndaj Jonës në spektaklin ‘prime’ të BBVK 5

“Prej teje kam dashur ta vras veten, i kam katër fëmijë”, përplasje e ashpër mes Jonës dhe një prej viktimave të grupit të saj

“Unë të pres” – surprizë emocionuese për Anjezën nga i dashuri i saj polic në Big Brother VIP Kosova 5

“Kjo është skandaloze”, Rudina kritikon ashpër Nichin për deklaratën ndaj Anjezës

Melania Trump ngatërrohet gjatë fjalimit në Shtëpinë e Bardhë, vështirësi në shqiptimin e disa fjalëve në anglisht

Ftohen raportet mes Dafinës dhe Yllit? Veprimi në Instagram ngre dyshime për krisjen e miqësisë së tyre -Sinjali










