Showbiz
Debati Efi-Kiara, Mozzik bën reagimin e papritur
Published
4 years agoon
By

Kush do e kishte menduar se Efi dhe Kiara nga dy mikesha do riktheheshin në dy “rivale” që kanë ndarë jo vetëm shtëpinë e “Big Brother” por edhe shikuesit në dy pjesë. Ata që mbështesin Kiarën dhe ata që mbështesin Efin.
Mes dy zjarreve në këtë situatë është Luizi i cili nuk ka asnjë informacion nga jashtë prej 100 ditëve dhe nuk ia ka idenë pse ato të dyja janë përfshirë në një debat kaq të ashpër.
Edhe pse u ka kërkuar të dyjave mos ta vazhdojnë më këtë debat, asnjëra nuk e ka dëgjuar.
Edhe personazhet publike janë përfshirë në këtë diskutim duke dhënë opinionet e tyre.
Dhe nuk ka munguar një reagim në mediat sociale as nga Mozzik.
Ky i fundit i ka dalë në mbrojtje Efit.
Duke publikuar një foto të saj në Instastory, Mozzik shkruan: “Meriton përkrahjen time dhe të secilit nga ne. Go Efi”
Kujtojmë se pas daljes nga “Big Brother”, Efi ishte protagoniste e videoklipit të Mozzik “Fatkeqësi”.
You may like

Megan Fox shndërrohet në sirenë gotike për Halloween

Charli XCX rikrijon personazhin e Maggie Gyllenhaal në festën e Halloween-it të Kendall Jenner

Troja Bicurri fituese e Çmimit të Parë në Festivalin e Këngës “Akordet e Kosovës” 2026

DiCaprio si ujku dhe Vittoria si Kësulëkuqja, çifti zgjedh përrallën për Halloween

Heidi Klum shndërrohet në një dorë të prerë për Halloween

Supermodelja Lara Stone zbulon diagnozën e rëndë: Po trajtohet për kancer në gji










