Connect with us

Sport

De Biasi: Unë sërish te Shqipëria? Kurrë mos thuaj kurrë

Published

on

Gianni de Biasi, aktualisht trajner i Azerbaixhanit (do të luajë në “Elbasan Arena” ndaj Qipros) ishte i ftuari special I gazetarit Glend Tafajit në emisionin dedikuar Nations League. Ish-trajneri i Shqipërisë iu përgjigj pa hezitim të gjitha pyetjeve të panelit të gazetarëve, kryesisht në lidhje me Shqipërinë. De Biasi e la të hapur mundësinë për t’u kthyer në një të ardhme, jo fort të largët, në krye të kuqezinjve.

Mister, e patë ndeshjen e Shqipërisë dhe nëse po, çfarë përshtypje ju la?

Shqipëria ka një skuadër të mirë, eksperte në mbrojtje dhe me lojtarë të mirë në mesfushë dhe sulm. Me pak fat, mund të merrte fitoren.
Duket sikur dalëngadalë ka nisur një rinovim, shumë lojtarë jashtë, si Balaj, Cikalleshi … Si mendoni?
Është një skuadër shumë e re, me të ardhme, ka mundësi të bëjë mirë dhe të rritet. Ka lojtarë që po rriten e po marrin përvojë jashtë. Kumbulla luan më Romën, Gjimshiti me Atalantën në Champions, Është përvojë shumë e rëndësishme. Strakosha dhe Berisha janë portierë me eksperiencë.

Diskutohet shume skema me 3 mbrojtës, madje kritikohet trajneri Reja …
Besoj se Reja ka moshë dhe përvojë për zgjidhjen më të mirë. Nuk mendoj se ka shumë rëndësi një sistem loje, mjafton të dish të aktivizosh lojtarët dhe të arrish që ata të shkruajnë një pjesë të historisë në kombëtare.

I shfrytëzonit shumë më mirë goditjet standarde kur ishit te Shqipëria?

Kemi pasur lojtarë të tjerë. Skuadra të ndryshme kanë mënyra të ndryshme për interpretimin e ndeshjes. E rëndësishme është të marrin rezultatin dhe më pas të shohim si do të jetë e ardhmja.

Çfarë potenciali sheh te Shqipëria?

Mendoj që është skuadër e bukur e që mund të japë kënaqësi. Duhet të jetë më konkrete dhe të marrë rezultate. Reja do të punojë nga kjo pikëpamje. Janë të rëndësishme edhe ndeshjet e ardhshme për të parë përpara.

Pikat më të forta dhe më të dobëta nëse do ta kishe kundërshtare Shqipërinë?

Në mbrojtje është shumë e mirë. Gjimshiti dhe Kumbulla janë shumë cilësore. Nga krahët ka lojtarë që shtyjnë, nuk është lehtë. Para, nëse Manaj është mirë edhe ndonjë lojtar i kohës sime, do të ishte në nivel të lartë.

A keni emocione që do të zbresësh në “Elbasan Arena” si trajner i Azerbaixhanit?

Nuk e kam zgjedhur unë Shqipërinë për të luajtur, por federata, sepse kishte probleme “Air Albania”. Më kërkuan se ku do të luaja në Balkan, thashë në Shqipëri. Kur FSHF dha “ok”-in,u gëzova.

Çfarë të mungon nga Shqipëria?

Edhe unë kam afeksion për ju. Më mungon raporti me njerëzit, me tifozët. Këto janë gjëra që kanë pak sens nga ana emotive, sepse po luajmë pa tifozë. Por janë ndeshje që kanë rëndësi për pikët dhe për renditjen. Më mungon kuzhina shqiptare dhe fakti që jam pak larg shtëpisë.

Cili është ndryshimi me përfaqësuesen e Azerbaixhanit?

Më kanë pyetur edhe në Azerbaixhan. Janë fushat, struktura … lojtarët atje luajnë shumë pak jashtë për të fituar përvojë. Ka lojtarë të Qarabagut që marrin përvojë në Kupat e Europës. Të Shqipëria ishte ndryshe.

Ndeshja më e mirë në krye të Shqipërisë?

Sipas meje, kemi luajtur shumë, por, sa i përket cilësisë, është miqësorja në Renne, ndaj Francës, ku kemi barazuar me Mavrajn. Në Europian ata patën frikë ndaj nesh, kishim fituar edhe në Elbasan në miqësore.

Objektivi që keni me Azerbaixhanin?

Ishte të fitonim vendin e parë në grup, por nuk e patëm mundësinë për të punuar, lojtarët i pashë shumë pak. Kemi humbur me Luksemburgun sepse luajtëm 10 kundër 11. Do të punojmë për të ardhmen, kemi tri ndeshje dhe do të tentojmë t’i fitojmë të gjitha.

Sa ndikon situate politike?

Nuk është situatë e lehtë në realitetin ku jetoj unë. Sa hap televizorin, lajmi i parë është lufta, për krahinën Nagorno-Karabagh

Nëse do të jenë kushtet do të ktheheshe te Shqipëria?

Kurrë mos thuaj kurrë. Kemi kaluar për 5 vite e gjysmë bashkë, ku i dihet, në të ardhmen … Nuk varet vetëm nga unë, për momentin jeni në duar të sigurta.

Alsat

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Ronaldo pritet të rinovojë me Juventusin deri në vitin 2023

Published

on

Juventusi thuhet se është i përgatitur të rinovojë me Cristiano Ronaldon dhe ylli portugez mund të nënshkruajë një kontratë të re të vlefshme deri në qershor të vitit 2023.

Ronaldo mbush 36 vjeç nesër (e premte) dhe gazeta Tuttosport pretendon se ndihet gjithnjë e më shumë në qendër të ekipit të trajnerit Andrea Pirlo.

Hipoteza e një zgjatje të kontratës merr formë, pasi sulmuesi i Bianconerëve ka shënuar 22 gola në 23 ndeshje konkurruese këtë sezon.

Zonja e Vjetër është në epërsi 2-1 pas ndeshjes së parë kundër Interit në Coppa Italia, për t’u përballur me FC Porto në 16-tën e fundit të Ligës së Kampionëve dhe aktualisht shtatë pikë prapa liderit të Ligës Milan me një lojë në dorë.

Marrëveshja aktuale e Ronaldos skadon në qershor të 2022, por veterani thuhet se ka qenë mjaft i rëndësishëm për t’u shpërblyer me një marrëveshje të re me klubin Torino.

Ndryshe, Ronaldo u transferua te Juventusi në verën e vitit 2018 për 100 milionë euro, ndërsa deri më tani ka shënuar 87 gola në 112 paraqitje.

Alsat

Continue Reading

Sport

Barça u kualifikua në shtesë, Koeman: E pabesueshme, me këtë karakter edhe në La Liga

Published

on

Barça u kualifikua në shtesë, Koeman: E pabesueshme, me këtë karakter edhe në La Liga – Iliria News Agency

Alsat

Continue Reading

Sport

Bardhi me Levanten kualifikohen në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit

Published

on

Enis Bardhi me skuadrën e tij Levanten janë kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, pasi sonte pas 120 minutave lojë arritën të eliminojnë Viljarealin me rezultat minimal 1:0.

Koha e rregullt u mbyll me barazim pa gola, ndërsa u deshën plus më shumë 30 minuta shtesë që Levante të gjejë golin e fitores dhe të kualifikimit përmes Roxherit.

Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut e nisi ndeshjen nga fillimi dhe luajti për plot 120 minuta.

Alsat

Continue Reading

Trending