Showbiz
Cristiano Ronaldo blen pikturën e artistit shqiptar: Përmban sukseset e tij në futboll
Published
5 years agoon
By
admin
Piktori shqiptar, Agron Hoti prej shumë vitesh jeton dhe vepron në Itali ku edhe ka një karrierë të suksesshme.
Piktori madje ka tërhequr edhe vëmendjen e yllit të futbollit, Cristiano Roanldo dhe shumë futbollistëve të tjerë.
Gjatë kohës kur Ronaldo qëndroi në Verona me ekipin e Juventusit dy vite më parë për një ndeshje të Seria A, ai bleu një pikturë që Hoti kishte bërë për të.
Foto: Euronews Albania/YouTube
Këtë e ka treguar vet piktori në një intervistë për “Euronews Albania”, ndërsa përmendi edhe emrat të tjerë nga bota e futbollit që tashmë kanë pikturuat e tij.
“Janë disa futbollisti që kanë pikturat e mia, si Francesco Totti, Luis Figo, Luca Toni sepse unë kam patur një kontakt me futbolli për shkak të aktiviteti në Romë para dy vitesh”, u shpreh Hoti fillimisht.
Tutje ai tregoi edhe pikturën që ia dedikoi yllit portugez, në të cilën përfshihen momentet më të veçanta të karrierës së tij.

Foto: Euronews Albania/YouTube
“Pastaj realizova një vepër interesante të historisë së Ronaldos, momentet më pikante të sukseseve të tij në futboll. Piktura e Ronaldos është një përmbledhje e 5 Champions League që ka fituar ai. I kam përmbledhur të gjitha në një tablo, janë të 5 kupat aty po të shohësh me afërsi. Nuk munda ta takohesha nga afër me të sepse ishin masat antiCOVID. Isha përballë, por ishte e pamundur t’i afroheshe”, tha artisti shqiptar, i cili refuzoi ta tregonte shifrën që pagoi Ronaldo për pikturën.
Piktori u shpreh se aktualisht po e realizon një tjetër për futbollisti e Milanit, Zlatan Ibrahimovic.
Ndërsa, në planet për të ardhmen ai po planifikon të punoi një pikturë prej 8 mijë metrash katror në Dubai./ Telegrafi/
You may like

“Nuk kam pranu me më shit te shokët e tu në Spanjë”, Xheneta shpërthen ndaj Milaim Zekës

Gjebrea pas daljes nga SPAK-u tregon pse u intervistua nga institucioni

Doresa humb dy kilogramë pas rrëfimit për bullizimin nga një grup vajzash shqiptare: Vazhdoni me përhap rrena

Moderatori Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

“Dy lidhje me kry si ki, je njeri shumë i keq”, Arlinda shpërthen ndaj Nichit

Fero dhe Robert Berisha në BBVA 6? Emrat e famshëm për të cilën po flitet se mund t’i bashkohen formatit










