Connect with us

Sport

Conte: Isha shumë pranë Real Madridit, por nuk ishte koha e duhur

Published

on

Trajneri i Interit, Antonio Conte ka rrëfyer se disa vite më parë i është ofruar stoli i Real Madridit.

“Në këto momente jam i koncentruar te Interi, kemi nisur një projekt dhe jam shumë i lumtur. Po krijojmë diçka të rëndësishme. Në të kaluarën kam pasur mundësinë të jem trajner i Real Madridit, ndoshta nuk ishte momenti, por u jam falënderues atyre që më ofruan atë post”, u shpreh Conte.

Sfida e nesërme në Champions League është si një finale për të dy klubet. Si Interi, ashtu edhe Reali nuk e kanë nisur mirë fazën e grupeve këtë sezon në Champions League. Interi i Contes ka dy pikë pas dy ndeshjeve, kurse Reali vetëm 1 pikë.

Alsat