Connect with us

Sport

City dhe Liverpool e mbyllin në “paqe”, Klopp humbet edhe Arnold

Published

on

Supersfida e javës së 8 të kampionatit anglez, mes Manchester City-t dhe Liverpool-it përfundoi në barazim 1-1, duke marrë nga 1 pikë.

Sfida u zhbllokua në minutën e 13-të, kur pas një kombinimi të bukur në krah, Sadio mane hyri në zonë, ku u pengua nga mbrojtësi Kyle Ëalker dhe arbitri akordoi penallti, të cilën e ktheu në gol Muhamed Salah.

Manchester City provoi të reagojë dhe pas disa sulmeve, arriti të rikthejë baraspeshën në minutën e 31-të, kur pas një krosimi të De Bruyne, ishte sulmuesi brazilian Gabriel Jesus që gjuajti saktë dhe mposhti patriotin e tij Alisson.

Në minutën e 42-të të besuarit e Pep Guardiolës patën mundësinë të gjenin avantazhin, pasi arbitri akordoi një penallti për prekje të topit me dorë nga Gomez, por belgu De Bruyne shpërdoroi duke gjuajtur jashtë.

Në pjesën e dytë të dy skuadrat luftuan shumë dhe krijuan mundësi shënimi, por pa arritur të dërgojnë topin në rrjetë, ndërkohë që Klopp humbi edhe mbrojtësin Alexander-Arnold për shkak dëmtimi.

Alsat