Maqedoni
Cilat pemë prodhojnë më shumë oksigjen? – Alsat
Published
4 years agoon
By

Fotosinteza është një nga proceset më magjepsëse që ndodh në natyrë, një ekuilibër i përsosur midis nevojave të njerëzve dhe florës sepse ajo që ne lëshojmë (dioksid karboni) u nevojitet bimëve për të mbijetuar dhe lulëzuar. Në mënyrë të ngjashme, ajo që bimët lëshojnë ( oksigjenin ) është e nevojshme për njerëzit për të mbijetuar.
Por a prodhojnë të gjitha bimët të njëjtën sasi oksigjeni? Përgjigja është jo. Sa më e madhe të jetë sipërfaqja e gjethes aq më shumë oksigjen prodhon një bimë.
Ndër bimët me sipërfaqe më të madhe, të cilat lëshojnë më shumë oksigjen janë bredhi, panja, ahu, pishat, lisat dhe plepat . Por ka dhe disa faktorë të tjerë që ndikojnë të tilla si madhësia e pemës nëse ajo ka shumë gjethe ose nëse është me gjelbërim të përhershëm.
Sasia e oksigjenit e emetuar nga pemët shpesh varet nga stina në të cilën ndodhemi, pasi shumë bimë humbasin gjethet e tyre në vjeshtë dhe për këtë arsye prodhojnë oksigjen vetëm në pranverë dhe verë. Për më tepër, bimët e rritura dhe të zhvilluara lëshojnë më shumë oksigjen sesa ato të sapombjellura.
Sipas Independent, një pemë ahu i rritur prodhon oksigjen të mjaftueshëm në një vit për të marrë frymë deri në dhjetë persona.
Një studim tjetër vë në dukje se një pemë (lloji i paspecifikuar) lëshon mesatarisht pothuajse 118,000 kg oksigjen në vit duke marrë parasysh që një njeri thith rreth 9.5 ton ajër në vit dhe konsumon rreth 740 kg oksigjen, duke rezultuar se secili prej nesh do ti duheshin shtatë ose tetë pemë në vit për të marrë frymë .
/rtsh.al/
You may like

Befason ylli i “The Dictator”, Sacha Baron Cohen: Borati fillimisht ishte menduar të ishte shqiptar

Nis sonte Shqip Up Comedy Festival, nata e parë në Cyrih

Dua Lipa fiton betejën ligjore, ndërsa pasuria e saj arrin shifra marramendëse

Nëse Arbenita do t’i kërkonte një mundësi të dytë, Fero: Me kënaqësi do t’ia jepja, por nuk mendoj se jam i duhuri për të

Heidi Klum e intrigoi sërish publikun për Halloween: Fotot e një proteze të pazakontë nxitën spekulime rreth kostumit të saj për këtë vit

Nicki Minaj, zëdhënësja e re e Shtëpisë së Bardhë? Trump zbulon se çfarë mendon për idenë










