Showbiz
Chris Rock për martesën e tij të dështuar: Nuk isha një burrë i mirë, shikoja shumë pornografi
Published
3 days agoon
By

Aktori dhe komediani amerikan, Chris Rock, ka folur hapur për martesën e tij të dështuar me Malaak Compton-Rock, duke pranuar se nuk ishte një bashkëshort i mirë dhe se disa nga veprimet e tij ndikuan në prishjen e marrëdhënies.
Në një intervistë të publikuar më 3 nëntor për revistën “GQ”, 61-vjeçari tregoi se gjatë martesës kishte kaluar shumë kohë duke parë përmbajtje pornografike, ndërsa zbuloi se tashmë ka pesë apo gjashtë vjet që nuk e praktikon më këtë zakon
“Nuk isha një bashkëshort i mirë. Shikoja shumë pornografi. Nuk shikoj më. Kanë kaluar pesë apo gjashtë vjet”, pranoi aktori.
Chris Rock
Megjithatë, theksoi se kjo nuk ishte arsyeja e vetme që çoi në përfundimin e martesës.
Rock kishte pranuar edhe më herët se gjatë lidhjes kishte qenë i pabesë ndaj bashkëshortes, duke thënë se nuk është krenar për veprimet e tij.
Duke reflektuar mbi sjelljen e kaluar, komediani e krahasoi përvojën me personazhet e filmave të Marvelit, të cilët pasi fitojnë fuqi të veçanta, përpiqen të kuptojnë kufijtë e tyre.
Ai tha se edhe vetë kishte provuar kufijtë e tij, derisa kishte kuptuar se nuk mund të vepronte sikur të ishte i gjithëfuqishëm.
Chris Rock dhe Malaak Compton-Rock ishin të martuar për 18 vjet, ndërsa vendimin për t’u ndarë e morën në vitin 2014.
Shkurorëzimi i tyre u finalizua zyrtarisht në vitin 2016.
Nga kjo martesë kanë dy vajza, Zahra Savannah dhe Lola Simon. /Telegrafi/
You may like

Pas debatit për grupin skandaloz të Jonës në BBVK, Benita nxjerr mesazhet që banorja ia kishte shkruar para një viti

Leonora Jakupi reagon pas përplasjes mes vajzave në BBVK 5: Po të dëgjohesha unë, TikTok do ta hiqja nga përdorimi

Celine Dion e shijoi koncertin e Metallica-s: Në një moment ajo imitoi lëvizjet e basistit në kitarë

Dokumentari për shpëtimin e një familjeje hebreje gjatë Holokaustit, në fokus shqiptari nga Kosova Veli Meliqi

Babai i Meghan Markle lirohet me kusht pas arrestimit nën dyshimet për posedim të materialeve pornografike me të mitur

Dion Mala – i eliminuari i parë i edicionit të pestë të Big Brother VIP Kosova










