Connect with us

Tech

Çfarë kërkuan shqiptarët në internet gjatë vitit 2020?

Published

on

Pavarësisht se platforma Google nuk e përfshin Shqipërinë në raportimin vjetor të trendeve të kërkimit, ajo ofron megjithatë të dhëna se për çfarë temash shqiptarët iu drejtuan internetit për t’u informuar.

Koronavirusi mban vendin e parë të kërkimeve me interes maksimal gjatë muajve mars-prill, një rënie të ndjeshme të kërkimeve gjatë muajve të verës dhe me rikthimin në krye të vëmendjes gjatë muajit nëntor.

Faqja globale e statistikave, Worldometers, e cila kryesoi informimin botëror për të dhënat e COVID-19 renditet në vendin e dytë të temave që kërkuan qytetarët nga Shqipëria. Sikurse Koronavirusi edhe kërkimet për të e patën pikun në muajin mars 2020.

Mësimi online është tema e tretë më e kërkuar në Google gjatë vitit 2020, specifikisht fjalët kyçe që lidhen me platformat online të mësimit si Akademi.al dhe Google Classroom. Vendi iu drejtua mësimit online gjatë pikut të pandemisë për të shmangur infektimet masive.

Parashikimi i motit qe gjithashtu në listën e kërkimeve kryesore për shqiptarët në vitin që lamë pas.

Shërbimi i përkthimit gjuhësor, Google Translate mori një pjesë të rëndësishme në kërkimet e motorit Google për përdoruesit nga Shqipëria.

Mediet sociale si Youtube, Facebook, Instagram, portalet e lajmeve dhe filmat online u renditën gjithashtu në krye të mjeteve që qytetarët përdorën në internet.

Vend të veçantë për nga trendi rritës zuri dhe platforma qeveritare e-Albania, e cila ndër të tjera po përdoret kryesisht gjatë pandemisë për sigurimin e lejeve për dalje.

Në rang global fjala koronavirus kryesoi kërkimet në Google, pasuar nga rezultatet zgjedhore, basketbollisti i ndjerë Kobe Bryant, platforma e komunikimit Zoom dhe Premier Liga Indiane e kriket.

Fituesi i zgjedhjeve në SHBA, Joe Biden është personi emrin e të cilit përdoruesit e internetit kërkuan më së shumti gjatë vitit që lamë pas, ndjekur nga lideri i Koresë së Veriut Kim Jong Un, kryeministri britanik Boris Johnson, zv/presidentja e zgjedhur e SHBA, Kamala Harris dhe aktori Tom Hanks. /Euronews.al

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tech

Apple vendos sensorin e gishtave nën ekran të iPhone

Published

on

Sipas burimeve të reja të informacionit thuhet se Apple është duke planifikuar të sjell disa përmirësime të rëndësishme në modelet e reja të iPhone, të cilat pritet t’i ofrojë brenda këtij viti.

Bloomberg ka raportuar se inxhinierët e kompanisë Apple kanë plane të reja për versionet e reja të iPhone, përkundër faktit se ndryshime të shumta janë zbuluar edhe në iPhone 12. Njëri prej tipareve të reja të modelit të ri të iPhone pritet të jetë sensori i gjurmëve të gishtave që do të jetë nën ekranin e telefonit.

Ky funksion thuhet se nuk do ta zëvendësojë Face ID, por i njëjti do të ofrojë një mënyrë të re alternative për verifikimin e identitetit të përdoruesit në rast se përdoruesi është duke mbajtur maskë në fytyrë, gjë që do ta bënte Face ID-në më vështirë të aplikueshme, transmeton Lajmi.net.

Burimi i njëjtë i informacionit thotë gjithashtu se Apple po teston ekranet e lakueshme, por për këtë natyrisht se duhet të pritet edhe pak kohë. /Lajmi.net

Continue Reading

Tech

Çfarë do të ndajë WhatsApp me Facebook në të ardhmen?

Published

on

Numri i telefonit, vendndodhja dhe më shumë. Shërbimi i mesazheve i ndan këto të dhëna me Facebook – të paktën në rrethana të caktuara.

Pasi WhatsApp azhurnoi udhëzimet e saj për mbrojtjen e të dhënave në janar, kompania u lejua të ndajë të dhënat e përdoruesit me kompaninë mëmë Facebook.

Kushdo që nuk pajtohet nuk mund të përdorë më WhatsApp. Kjo ka çuar në një eksod të madh të përdoruesve në aplikacione të tjera alternative, të tilla si Signal dhe Telegram.

Kishte ende konfuzion rreth asaj që saktësisht WhatsApp ndan tani me Facebook.

Sipas kompanisë, qëllimi kryesor ishte krijimi i mundësive të reja të të ardhurave për bizneset.

Dyqanet WhatsApp mund të përdoren për të bërë blerje përmes “Facebook Business”.

Për këtë, Facebook gjithashtu ka shërbimin e tij të pagesave, Facebook Pay, transmeton Telegrafi.

Në mënyrë që ky model biznesi të funksionojë, të dhënat duhet të transferohen nga njëra platformë në tjetrën.

Nëse e përdorni WhatsApp, të dhënat e mëposhtme ndahen me Facebook:

Numri i telefonit
Informacioni i telefonit inteligjent (modeli, sistemi operativ, shfletuesi, ID i pajisjes) / adresa IP
Vendndodhja
Të dhënat e transaksionit
Informacion se si të ndërveprojmë me të tjerët (përfshirë kompanitë e tjera)
Bisedat private dhe historitë e bisedave, thirrjet, informacionet në grup dhe vendndodhjet e ndara, megjithatë, nuk ndahen me Facebook, siç thekson kompania.

Në SHBA, këto të dhëna mund të shkëmbehen lehtësisht midis WhatsApp dhe Facebook.

Duket ndryshe në Bashkimin Evropian. Kjo është arsyeja pse udhëzimet për mbrojtjen e të dhënave në këtë vend gjithashtu deklarojnë: “Asnjë nga informacionet që transmeton WhatsApp (…) nuk mund të përdoret për qëllimet e vetë kompanisë Facebook”.

Kjo do të thotë që megjithëse Facebook merr të dhëna nga WhatsApp, ai nuk mund t’i përdorë ato për të shfaqur reklama të synuara.

Continue Reading

Tech

Samsung paralajmëroi se telefonët e rinj nuk do të kenë karikues në kuti

Published

on

Një ndryshim që Samsung bëri me Galaxy S21 ishte heqja e adapterit të karikimit nga paketimi i smartfonit. Tashmë kompania konfirmoi se ky ndryshim nuk do të aplikohet vetëm për Galaxy S21, shkruan Pcworld.al.

Në një postim Pyetje & Përgjigje në faqen e shtypit të Samsung, një drejtues i lartë i kompanisë tha se edhe modelet e ardhshme nuk do të kenë një adapter karikimi.

Deklarata e tij nuk mjaftohet me keq sepse Patrick Chomet tha se edhe kufjet do të pësojnë të njëjtin fat. Megjithatë ai thotë se heqja e këtyre pjesëve nga paketimi do të bëhet në mënyrë graduale.

Disa telefonë Samsung në një të ardhme të afërt do të kenë mbase njërin ose asnjërin prej komponentëve që deri vitet e fundit kanë qenë standard.

Samsung thotë se konsumatorët po përdorin kufjet dhe adapterët e vjetër dhe për këtë arsye nuk nevojiten më të përfshihen në paketim.

Continue Reading

Trending