LEXO EDHE:
Çavi Hernandez ka thënë se priste ndeshje më të vështirë në ‘Santiago Bernabeu’. Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez është shprehur shumë i kënaqur me fitoren 0:4 ndaj Real Madrid. Trajneri katalonas ka thënë se priste diçka më të vështirë, andaj kjo fitore, sipas tij, mund të krahasohet me atë 2:6.
“Po, mund të krahasohet me 2:6. Ne ishim shumë më të mirë se sa Madridi dhe largohemi me buzëqeshje. Barcelona duhet ta festojë. Prisnim një ndeshje më të vështirë. Luajtëm ndeshje spektakolare”, ka thënë Çavi.
Çavi vendosi skuadrën në mënyrë perfekte në aspektin taktik dhe kjo u vërejt në shumë raste të krijuara të katalanëve.








