LEXO EDHE:
Karlo Ançeloti ka kërkuar falje pas ‘El Clasico’, për vendosje jo të mirë të lojtarëve. Trajneri Italian ka pranuar se Barcelona ishte më e mirë, dhe iu ka kërkuar falje tifozëve duke marrë përgjegjësinë e plotë.
“Barcelona ka qenë më e mirë se sa ne. Ishte faji im, më vjen keq për tifozët, sepse ishte ‘El Clasico. Gjithçka shkoi keq. Donim të mbanim topin më shumë me Modric në atë pozicionim të lartë, por nuk funksionoi”, tha pas ndeshjes trajneri italian.
Ançeloti është ‘demoluar’ nga Çavi Hernandez në këtë ndeshje. Humbja 0:4 do t’i qëndrojë në memorie për një kohë të gjatë.








